Është promovuar “Kalorësit e Dardanisë” libri më i ri i shkrimtarit Gani Mehmetaj

Loading...

“Kalorësit e Dardanisë” është libri më i ri i shkrimtarit Gani Mehmetaj, që sot u promovua para lexuesve.

Ky është roman me prapavijë historike, që mëton të sjellë para lexuesve historinë dardane përmes 300 kalorësve.

Autori Mehmetaj tha se përmes këtij libri ka synuar që t’u tregojë lexuesve rrënjët dardane. Lidhur me numrin e 300 kalorësve që përmenden në roman, Mehmetaj tha se ky numër simbolizon numrin e 300 ushtarëve me të cilët Skenderbeu e mori Krujën.

Studiuesi i letersisë, Femi Cakolli, tha se në tekstet e Mehmetajt bie në sy projeksioni i ripërtëritjes së vetëdijes nacionale. Cakolli po ashtu tha se antropologjia, gjeografia e hyjësia dardane janë tri elemente që e pasurojnë këtë libër.

Kurse redaktori i librit, Shaban Arifaj, stilin përshkrues të Gani Mehmetaj e krahasoi me atë të shkrimtarit Ismail Kadare.

Rreth librit foli edhe shkrimtari Prend Buzhala, i cili tha se se ky roman është ndër librat e rrallë që trajton si duhet tematikën e lirisë.

Gani Mehmetaj është shkrimtar, dramaturg e gazetar nga Peja. Mehmetaj ligjëron si profesor në Fakultetin e Arteve e njëherësh mban pozitën e drejtorit të Kosovafilm-it qysh prej vitit 2003. Gjatë viteve 1997-1999 ai kishte punuar si redaktor e më pas kryeredaktor në gazetën “Rilindja”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close