Advertisements

FAKTET DHE HESHTJA E MADHE SHQIPTARE

Loading...

Shqiptarët kot harxhojnë energji për ta bindur (me deklarata) palën maqedonase se (në numër) në Maqedoni janë mbi 20 për qind dhe se zyrtarizmi i gjuhës shqipe është i ligjshëm. Matrica mentale e disa individëve, nën ndikimin e politikave antishqiptare, akoma nuk mund ta perceptojë realitetin dhe në vend të kësaj, përmes formave të ndryshme, bëjnë trysni të ndryshme, duke mbjellë jo vetëm urrejtje, por edhe duke pasur qëndrime fashizoide. 

Nga ana tjetër, shqiptarët, si gjithnjë, duke mos qenë të koordinuar për çështje vitale, veprojnë kush si të dijë. Natyrisht, të parët paraqiten “analistët”, të cilët ose radhisin fjalë pa përmbajtje ose atë që e thonë gojarisht, as vetë nuk e kuptojnë. Kurse ata që duhet të flasin, ata heshtin, duke u fshehur dhe duke u arsyetuar se edhe këto probleme janë të politikanëve.

Nëpër arkiva, biblioteka e depo janë me qindra e qindra dokumente që flasin për autoktoninë e shqiptarëve edhe në Maqedoninë e sotme, për numrin e tyre, për gjuhën e tyre, por edhe për historinë e tyre mjaft të bujshme. Këto fakte, kryesisht i paraqesin autorët jo shqiptarë. Kemi hapur universitete, katedra, institute, në të cilat është thënë se do të punojnë punëtorë shkencorë, por që fatkeqësisht, akoma nuk kanë marrë guximin që të qëndrojnë në ballë të prezantimit të fakteve të shkruara këtu e qindra vjet më parë. Përpjekjet e dy-tre individëve që me mish e me shpirt mundohen ta paraqesin të vërtetën historike, është një përpjekje që thjeshtë humbet në heshtjen e madhe të shqiptarëve.

Në vitin 1908, Sali Asim (1869 – 1936), në 10 faqe dhe në vitin 1932 në variant më të zgjeruar, boton një broshurë me titull “Historia e Shkupit dhe rrethi të tij”, e cila broshurë, nga osmanishtja, në vitin 2005, çuditërisht botohet në gjuhën maqedonase. Midis tjerash, Sali Asim, atëbotë një personalitet i shquar, i lindur dhe vdekur në Shkup, tri herë kryetar i Komunës së Shkupit, dymbëdhjetë vjet kryetar i Gjyqit të Shkupit, në këtë broshurë bën fjalë edhe për numrin e banorëve dhe gjuhët që fliteshin në Shkup (faqen e broshurës e japim në maqedonishte, me qëllim që të mos lëmë pikë dyshimi). 

Janë me mijëra e mijëra fakte që flasin për politikat e vrazhda antishqiptare (shpërnguljet) edhe në periudhën komuniste, por edhe në periudhën post-komuniste. Duhet vetëm t’i përvjelim krahët, të hulumtojmë gjithandej nëpër arkiva, depo e biblioteka dhe ta nxjerrim të vërtetën e argumentuar se shqiptarët nuk janë pakicë dhe se ka kaluar koha kur ata qenë “gozhduar” në pozicionin e lypësit të të drejtave. Heshtja shqiptare vetëm se i legjitimon konstatimet e politikave antishqiptare…/Shkelzen Halimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close