Advertisements

Filmi ”T-34” thyen rekordet në Rusi

ATSH-AFP/ – Një film kushtuar Luftës së Dytë Botërore, ku tregohet devotshmëria ndaj vendit e një ushtari sovjetik, i fundit në një seri prodhimesh patriotike me buxhet të madh të mbështetur nga shteti rus, ka thyer rekordet e shikueshmërisë në Rusi, sipas profesionistëve të sektorit.

Me titullin “T-34”, emri i një tanku sovjetik, simbol i fitores ndaj Gjermanisë naziste, ky film me metrazh të gjatë mblodhi 713 milionë rubla (9,8 milionë euro) të ardhura vetëm fundjavën e parë të shfaqjes në kinema, një shifër e pazakontë, sipas ‘’Bjuletin Kinoprokatçika’’, një dokument informues i sektorit.

‘’Filmi bazohet në një dramë mbi mënyrën sesi një i burgosur arratiset nga një kamp përqëndrimi nazist në përpjekje për të shpëtuar jetën, dashurinë dhe devotshmërinë ndaj vendit’’, shkruan Ministria ruse e Kulturës në një komunikatë.

Producenti i filmit Aleksei Sidorov ka dashur të tregojë luftën duke tërhequr vëmendjen e rinisë pa lënduar ata që ruajnë ende kujtimin e Luftës së Madhe Patriotike.

Kujtimi i Luftës së Madhe Patriotike, emri i vënë në Rusi konfliktit të armatosur midis ish- Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, vijon të mbetet një burim i një krenarie të madhe dhe përbën një shtyllë të rëndësishme të patriotizmit të mbështetur nga presidenti rus, Vladimir Putin./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close