Flasin të ftuarit e “Gjykatës speciale”

Loading...

Ndonëse ende nuk e di se çfarë statusi do ta ketë,  ish-epror i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, Sabajdin Cena  i cili është njoftuar dje se të hënën e ardhshme duhet të udhëtojë për në Hagë, thotë për se më shumë preferon të jetë i akuzuar sesa dëshmitar i Speciales.

Edhe ish-kreu i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ka folur për ftesën që i është bërë nga ky institucion i drejtësisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Sabajdin Cenajn, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Pashtrikut, dje pasdite e kanë njoftuar nëpërmjet telefonit se të hënën e ardhshme, përkatësisht më 14 janar 2019, do të duhej të udhëtojë për në Hagë pas një ftese që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Pak ditë para nisjes për në Hagë Cena ka thënë për këtë të përditshme, se ende nuk e di nëse do të jetë i akuzuar ose dëshmitar i kësaj Gjykate.

“Ftesën nga Gjykata Speciale e kam marrë një muaj më parë. Por sot (të martën) më kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe më kanë njoftuar se më 14 janar 2019 më duhet të udhëtojë për në Hagë. Patjetër që do t’i përgjigjem kësaj ftese, por ende nuk e di nëse do të jem i akuzuar ose dëshmitar. Do të doja që të jem i akuzuar dhe më së paku do të dëshiroja të jem dëshmitar”, thotë Cena.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close