FOX News:Trump po punon për një tjetër fitore e politikës së jashtme,Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje .

Loading...

Administrata Trump po punon për të shënuar atë që shpreson të jetë një tjetër fitore e politikës së jashtme, këtë herë duke inkurajuar udhëheqësit nga Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje në një ceremoni që mund të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Fox News.

Një burim i konfirmoi Fox News  se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  ka udhëtuar në Gjermani ku u  takua me ambasadorin e SHBA-ve  Richard Grenell për të diskutuar një marrëveshje që do të ulte tarifat për mallrat serbe dhe në përgjithësi të çonte në ulje të tensioneve.

Problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – një çështje e gjatë kohësh – janë bërë kohët e fundit kaq të tensionuara sa që disa kanë frikë nga konflikti i armatosur.

“Presidenti Trump i dha Kosovës dhe Serbisë një rrugë të qartë drejt marrjes së ndihmës më të madhe të SHBA-ve”, tha një zyrtar amerikan për Fox News. “Ai dëshiron që ata të dalin me një zgjidhje të përbashkët për të dyja palët”, shtoi ai.

Takimi i Thaçit me Grenell,  ish-zëdhënës i delegacionit të SHBA-së në BE dhe ekspert i politikës së jashtme e njeh mirë  situatën e serbëve të Kosovës dhe  ndihmoi në ngritjen  e kësaj çështje.  Grenell konsiderohet njeri shumë i besueshëm i Trump në Evropë i cili ka qasje në Shtëpinë e Bardhë.

Javë më parë, Trump u  dërgoi letra si Thaçit, ashtu edhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar që të përshpejtojnë negociatat në një përpjekje për të zgjidhur këtë bllokadë, vijon Fox News, transmeton KosovaPress.

“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike do të ishte një pengesë tragjike, pasi një shans tjetër për paqe gjithëpërfshirëse nuk ka gjasa të ndodhë” ,  i shkroi Trump udhëheqësit kosovar.

Në një deklaratë për   Washington Postit Grenell tha se ai dhe Thaçi “folën për rëndësinë e marrjes së vendimeve afatgjata,  në vend të reagimeve afatshkurtra.. Isha i kënaqur që ai u pajtua dhe u angazhua për të punuar për t’i dhënë fund tarifave të vendosura kohët e fundit  për produktet serbe “, tha Grenell.

“Ky veprim do të ndihmojë për dërgimin e sinjaleve të qarta  se ai është serioz në lidhje me negociatat dhe ndihmon në krijimin e besimit mes palëve”, ka deklaruar Grenell./RTKLive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close