Advertisements

Fundjavë e acartë

Në ditët e fundjavës fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe pa të reshura, me mjegull dhe acar në orët e mëngjesit.Temperatura deri minus 12 gradë.

Mirëpo, në fillim të javës sërish një vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore arktike, përgjatë Italisë do të depërtojë në rajon, që do të sjellë sërish reshje bore.

Në fundjavë nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me formimin edhe të mjegullave, cilësia e ajrit do të rritet në vlera të pashëndetshme.

12.01 – Acar. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

13.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbete edhe gjatë ditës. Në mbrëmje vonë vende-vende mundësi për borë të dobët.

14.01-15.01 – Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intensive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohë pas kohe me reshje lokale bore.

16.01 – Shumë ftohtë. Në mëngjes vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close