Gent Cakaj dhe qëndrimet e tij publike lidhur me çështjen e kufijve për të cilin është krijuar debati

Loading...

/ATSH/- Ja çfarë ka deklaruar zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ftuar në studio televizive në Kosovë, lidhur me çështjen e kufijve për të cilin është krijuar debati:

“Është një proces ma i komplikuar për shkak se janë ndoshta tri elementë që e bëjnë diskutimin jashtëzakonisht problematik për momentin, për çështjen e kufijve.

Elementi i parë është difiçiti informative për shkak se askush nuk e ka idenë ç’ka saktësisht nënkupton korrigjimi i kufijve. Publikisht të paktën nuk ka një platformë të shpallur çfarë kriteri do të aplikohet në korrigjimin e kufijve. Kur ka qenë ky debat, kur është folur për këmbimin e veriut të Kosovës me jugun e Serbisë, kjo ka qenë kategorikisht e përjashtume për tri arsye skajshmërisht legjitime, kur ka qenë në suaza të këmbimeve territoriale.

Shqetësimi i parë ka qenë fakti që diferencimi fizik nuk nënkupton stabilizim të marrëdhënieve ndëretnike. Përvoja me Mostarin apo me Jeruzalemin mbase tregojnë se qytetet e ndara fizikisht, jo domosdoshmërisht kanë cilësi politike, prodhojnë një përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike.

Nëse kufiri ndahet në lumin Ibër, kjo natyrisht që do të kishte pasoja fatale për Kosovën, është kategorikisht e refuzume.

Elementi ose shqetësimi i dytë, ka qenë implikimi rajonal. Realisht nëse konfigurimi i kufijve krijon një precedent ma tej në Ballkanin Perëndimor dhe do të krijojë një fizionomi totalisht hartografike e politike në këtë hapësirë tepër të ndjeshme.

Elementi i tretë, ka qenë pozicionimi ndërkombëtar i cili ka qenë për prezervimin e ruajtjeve të integriteteve territoriale ashtu siç janë paraparë në procesin e integrimit dhe ashtu siç ekzistojnë në kuadër të formulës së Ballkanit Perëndimor.

Përse aktualisht situata është bërë tepër komplekse dhe pse është tepër e vështirë të merret përgjegjësi për konstatime të prera në këtë situatë.

Ashtu sikurse Kosova nuk ka qëndrim zyrtar për këtë çështje edhe shtetit shqiptar nuk mund të ketë një qëndrim përfundimtar për këtë çështje.

Aktualisht ajo çfarë ka ndodhur edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, është një shumësi opinionesh që vijnë nga liderët politikë. Heshtja e deritanishme e kryeministri të Shqipërisë, shpesh herë është keqinterpretuar në media ose është interpretuar si indiferencë politike.

Realisht kjo është për fazën fillestare një qasje tepër e kujdesshme dhe e përgjegjshme politike për shkak se një kryeministër i shtetit shqiptar nuk i takon të depërtojë në debatet e brendshme dhe në fazën kur ka një konflikt, ta quajmë kushtimisht, politik në Kosovë. Ai nuk mund të marrë një pozicion të prerë ta mbështesë Kryeministrin karshi Presidentit, ose Presidentin karshi Kryeministrit ose një faktor të caktuar opozitar ose çfarë do ideje qoftë në Kosovë.

Parimi elementar i qeverisë së Shqipërisë në raport me dialogun në Kosovë është e para. Kosovës i takon ta konsolidojë platformën e saj në dialog dhe e dyta, Shqipërisë ta mbështesë pakushtëzuar atë.

Ajo ç’ka insiston qeveria shqiptare është që çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jetë thjeshtë njohja e realitetit, por njohje e realitetit të pavarësisë.

Komponenti i tretë dhe këtë po e them prej perspektivës zyrtare, Kosova dhe Serbia duhet ta përfundojnë procesin e demarkimit territorial dhe të vendosin sikur dy shtete të pavarura. Jo të quhet me nocione ambivalente vijë administrative siç ka disa prirje të caktuara që të relativizohet termi kufi ndërshtetëror. Por në fakt ta përmbyllë procesin e demarkacionin si shtete të konsoliduara dhe të ndara.

Me rëndësi është zhvillimi autonom i politikave të brendshme, njohja formale e pavarësisë, demarkimi, përcaktimi i linjave territorial dhe në fund, hapja e një horizonti të qartë për Kosovën në axhendën e saj europiane dhe ulësja në OKB.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close