Advertisements

Gjermania i kërkon Rusisë të shpëtojë traktatin bërthamor me Shtetet e Bashkuara

ATSH-DPA/ – Kryediplomati gjerman,Maas i kërkoi Rusisë të shpëtojë traktatin disa dekada të vjetër me SHBA-në në lidhje me kufizimin e raketave bërthamore.

SHBA-ja kërkoi që Rusia të shkatërrojë rezervat e saj me raketa 9M729 me argumentin se kjo armë shkel marrëveshjen dypalëshe të Traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), që është në fuqi që prej epokës sovjetike.

“Ne jemi të mendimit se Rusia mund të shpëtojë marrëveshjen”, tha dje ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas gjatë një takimi me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në Moskë.

Lavrov i cilësoi akuzat amerikane si “një pretekst për SHBA-në që të tërhiqet nga traktati”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë afat Rusisë deri në fillim të shkurtit që të shkatërrojë stokun e këtyre armatimeve.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close