Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Gjykata në Serbi ka liruar të dyshuarit për sulmin e vitit 2008 në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Gjykata e Apelit në Beograd ka thënë më 16 janar se ka përmbysur dënimin e pezulluar me burgim për katër persona të dyshuar dhe ka konfirmuar lirimin e tre personave të tjerë nga një gjykatë më e ulët, transmeton REL.

Prokurorët kanë dështuar që të ofrojnë të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur padinë, është thënë në deklaratë.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd dhe i kanë vënë zjarrin një pjese të ndërtesës në shkurt të vitit 2008, teksa dhjetëra mijëra persona patën dalë në kryeqytetin serb për të protestuar pavarësinë e Kosovës.

Një 20 vjeçar ka vdekur në këtë incident, ngjarje që ka tensionuar për vite marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe Beografit.

Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur në dhunën që ka përfshirë sulme edhe në ambasada tjera evropiane, mirëpo me më pak dëme.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close