Advertisements

Greva në arsim vazhdon,deri kur mund të shkojë kështu?

SBASHK-u ka hedhur poshtë ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ngritjen e koeficientit prej 0.2 për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke paralajmëruar vazhdimin e grevës në ditët e ardhshme.

“Te nderuar anëtar të SBASHK-ut dhe punonjës të te gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se të dielën në orët e vona të mbrëmjes ( në ora 19 ) në objektin e qeverisë Kryetari Jasharaj u takua me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi qe nuk janë përfshirë punëtorët teknik , punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që kishte me përfaqësuesit e SBASHK-ut, ka bërë të ditur Qeveria ka vendosur të rrisë pagat për mësimdhënësit, ndërsa ka kërkuar nga SBASHK-u të ndërpresë grevën e filluar më 14 janar.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close