Advertisements

Greva në shkollat e Republikës së Kosovës vazhdon,kryeministri Haradinaj kërkon të rifillojë mësimi

Loading...

Kryeministri i vendit. Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që mësimi të rifillojë qysh nesër, duke bërë të ditur që kërkesa të tilla po merr edhe nga prindërit dhe nxënësit.

Në Kosovë sot është shënuar dita e shtatë e grevës në arsim që po mbahet në të gjitha komunat, përjashtuar shkollën “Heronjët e Dukagjinit “ në Gllogjan.

Gjatë ditës së sotme  kryetari i SBASHK-ut,  Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtor vizitoi grevistët në komunën e Pejës,  dhe Këshillin Grevist në Deçan për të biseduar nga afër me ta për gjendjen në këtë komunë.

Vizita grevistëve iu bënë edhe në Prishtinë nga anëtarët tjerë të Këshillit Qendror Grevist në çerdhen “Xixëllonjat” në Prishtinë, ku biseduan për ofertën e ofruar nga qeveria si dhe vendimin që ka marrë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në takimin e djeshëm.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, para gazetarëve sot tha se me vendimin që kanë marrë, kanë bërë një rritje substanciale e pagës.

Ai ftoi mësimdhënësit që të rifillojnë mësimin.

Nga data 14 janar SBAShK ka hyrë në grevë të përgjithshme me kërkesën e vetme; rritja e koeficientit të pagave të mësimdhënësve të arsimit prej 30 për qind.

Dy ditë më parë, qeveria ka ofruar 20 milionë euro në vit më shumë për pagat në këtë fushë. Megjithatë, SBAShK po vazhdon me grevën, që siç janë deklaruar ata, do të zgjasë deri në realizimin e kërkesës për rritje të koeficientit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close