Advertisements

A do të paralizohet Kosova nga grevat në rritje

Loading...

Të gjitha vendimet,marrëveshjet,gjysmë marrëveshjet,tentimet për t’i dhënë fund grevës së mësimdhënsave kanë dështuar dhe ajo po vazhdon edhe më tutje duke lënë nxënësit pa mësim me javë të tëra.Ato jo se po ndalen por po masivizohen dhe po shtrihen gjithëandej ,edhe në sektor të të tjerë.

Grevës së mësimdhënësve gjatë ditës së djeshme i është bashkangjitur edhe Universiteti i Prishtinës, derisa në greva kanë hyrë edhe të gjithë inspektorët e shëndetësisë. Ndërkohë që shërbyesit civilë në Qeveri kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë nëse nuk do të kenë rritje të pagave.

Kështu as vendimi i së dielës i kryeministrit Ramush Haradinaj, vendim për ndarjen e 20 milionë eurove për rritjen e pagave në sektorin e arsimit, nuk i ka bindur ata që të heqin dorë nga grevat. Sipas këtij vendimi, për mësimdhënësit në shkollat e mesme do të ndahen nga 74.8 euro më shumë në muaj, për mësimdhënësit në arsimin fillor nga 46.8 euro më shumë, për mësimdhënësit në arsimin parashkollor nga 49.8 euro e po ashtu edhe për mësimdhënësit në shkollat speciale nga 49.8 euro më shumë në muaj.

Megjithatë, Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBASHK) ka refuzuar ofertën e kryeministrit Haradinaj për këtë rritje të pagave.

Dhe edhe kjo javë do kalojë në grevë,se çfarë do na sjellë java tjeter mbetet të shihet nga gatishmëria e kompromisit.Ose greva do të zgjerohet edhe nga sektor publik të tjerë,siç është administrata dhe ndonjë tjetër!/Xh.A./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close