I pakënaqur me dhuratat e Krishtlindjes,drejt e në polici!

Loading...

ATSH-AFP/ – Një fëmijë gjerman, nëntë vjeç, i pakënaqur me dhuratat e marra për Krishtlindje, i bëri një telefonata policisë për t’u ankuar, duke i kërkuar forcave të sigurisë që të ndërhynin në shtëpinë e tij, sipas komisariatit lokal.

Ky djalë i vogël, banues në Zetel, në brigjet e Detit të Veriut, formoi numrin e emergjencës së policisë.

Ai sqaroi policët se nuk kishte marrë asnjë nga dhuratat që kishte porositur për Krishtlindje.

‘’Zyrtarët në momentin e mbërritjes në shtëpinë e djaloshit të vogël e gjetën shumë të zemëruar’’, sqaroi një zëdhënës i policisë lokale cituar nga gazeta ”Nordwest Zeitung”.

Duke përfituar nga një ditë shumë e qetë, policët vendosën atëherë të luanin lojën. Shqyrtim i listës fillestare, krahasim me dhuratat e ofruara dhe ndërmjetësim familjar.

Ata ia dolën mbanë të zgjidhnin konfliktin duke i sqaruar fëmijës se Babagjyshi i Krishtlindjes me shumë mundësi e kishte ngatërruar listën e tij me atë të një fëmije tjetër…

Komisariati i Oldenburgut, i kontaktuar nga media, nuk ka dashur të zbulojë përmbajtjen e listës së fëmijës për Babagjyshin.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close