Advertisements

Idea e Abdullah Krashnicës-Presheva të mbetet në Maqedoni

Në shkurt të vitit 1942, në Kumanovë vjen instruktori i Komitetit Krahinor të PKJ i Maqedonisë, Ljiljana Çalovska, e cila ven kontakte me Komitetin lokal të Preshevës, nëpërmjet Abdullah Krashnicës. Prej gjysmës së vitit 1944 deri në çlirimin e saj, Presheva bënë pjesë ushtarakisht në Zonën e forcave të UNÇ të Maqedonisë, me të cilën ka qenë e lidhur edhe politikisht. Kështu, më 6 gusht të vitit 1944, Presidiumi i ASNOM-it koopton për anëtar të tij Abdullah Krashnicën. Në listën e delegatëve të ASNOM-it, të mbajtur më 2 gusht 1944 në Prohor Pçinjski, ku themelohet shteti maqedonas, figuronte edhe emri i Abdulla Aliut-Presheva.Kështu Presheva ishte pjesë e Maqedonisë.

Me qëllim të intensifikimit të Luftës antifashiste, u shqyrtua mundësia e formimit të “Aradhës së Dupillës”e cila do të kishte për detyrë mbrojtjen e rajonit të Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit dhe të Anamoravës së Gjilanit. Kjo nismë u bë me vëndimin e Komiteteve Krahinore të PKJ për Kosovë e Metohi, për Serbi dhe për Maqedoni dhe përgjegjës u caktua Abdullah Krashnica. Mirëpo nisma e përmendur dështoi. Përkah organizimi administrativo-territorial e politik në Mbretërine e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve të vitit 1925, Rrethi i Preshevës i takonte Qarkut të Kumanovës, Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup. Kjo ndarje administrative, territoriale e politike e Rrethit të Preshevës vazhdoi edhe në Mbretërinë Jugosllave të vitit 1931 deri më vitin 1947, atëherë kur Rrethi i Preshevë në mënyrë arbitrare iu bashkangjitë Republikës Popullore të Serbisë, duke u sanksionuar me Kushtetutën e vitit 1947, në qeverisje herë nga Rrethi i Bujanocit, Vranjës e herë nga ai i Leskocit.

Aspiratat kombëtare të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u shuan në janar të vitit 1945, atëherë kur në sallën e kinemasë së Preshevës i mblodhën qindra qytetarë në te, për t’u deklaruar se dojnë të mbeten nën Serbi. Pra, ky ishte ai plebishiti gjithëpopullor i Preshevës, ndërsa nuk u organizua referendum i vërtetë për deklarim të lirë dhe vullnet politik të Shqiptarëve të Luginës. Abdullah Krashnica i mbeti besnik idesë se Presheva duhet të mbetet me Maqedoninë, bile e përkrahu edhe idenë e atdhetarëve të Rezistencës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe Parisë së Preshevës, që Presheva t’i bashkohet Kosovës. Kështu e arsyetoi bashkangjitjen e Preshevës me Serbinë, por në fakt Abdullah Krashnica e kishte me dije rëndësinë gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Luginës së Preshevës dhe Luginës së Vardarit për sferat e interesit dhe globalizmit botëror. Andaj e pati shumë të qartë se këto dy Lugina/e Preshevës dhe e Shkupit/ duhet të popullohen me popullatë shqiptare, për të krijuar elementin dominues shqiptar.

Këtë e mundësonte vetëm mbetja e Luginës së Preshevës me Maqedoninën, gjegjësisht Presheva në Banovinën e Vardarit, e cila do të krijonte mundësi për një shumicë shqiptare përgjatë Luginës së Preshevës dhe Luginës së Vardarit.Është e njohur tezae studiuesve serbë, se kush e mbizotëron Fushëgropën e Preshevës dhe të Shkupit, sundon Ballkanin./Xhemaledin Salihu

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close