Advertisements

Janari sjell surpriza,zbardhë një pjesë të bregdetit shqiptar

Bora ka mbështjellë me petkun e saj vendet e mahnitshme të bregdetit jugor shqiptar,si Piqeras,Lukovë,Vuno dhe Dhermi të cilat duken si vende malore nën bardhësinë e borës.

Këto destinacione turistike verore tashmë në stinën e dimrit janë akoma më atraktive për vizitorët pasi është një fenomen i rrallë në vendin tonë që zonat bregdetare jugore të zbardhen nga dëbora.

Peizazhi në këto destinacione turistike tashmë është një atraksion i mahnitshëm për t’u eksploruar pasi bardhësia e dëborës e ndërthurur me ujrat e kristalta dhe guralecët e bardhë të krijon një panoramë unike dhe të papërsëritshme, transmeton atsh.

Stina e dimrit në këto vende zbutet duke u ndërthurur me bukuritë dhe bregdetin i cili në bardhësinë e dëborës duket i mrekullueshëm dhe i veçantë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close