Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

“Jutarnjii list” :Mali i Zi po e dëbon serbizmin nga qenia e vet kulturore

Në një artikull të “Jutarnjii list”zagrebas , nga autori Vlado Vurushiq me titull “Ka ardhur momenti për shkurorzimin përfundimtar të Podgoricës dhe Beogradit” shkruan: “Kjo mund të duket vrazhdtë e thënë, por padyshim në veprim është “akti i fundit i deserbizimit ose dëbimi i serbijanizmit, në mënyrë që të forcohet vetëdija kombëtare dhe rëndësia shtetërore e Malit të Zi”.

Për të shtuar duke përdorur metaforën e “dy syve në kokë”, e cila dikur përshkroi unitetin e Serbisë dhe Malit të Zi, Vurushiq thotë se duket se ka pasur një çrregullim me kalimin e kohës, kështu që “sytë u bënë lakmitarë”, domethënë “çdo sy po e sheh anën e tij “.

“Duket se ka filluar faza e fundit e dëbimit të identitetit serb nga qenia kulturore-etnike malazeze në Mal të Zi,” shkruan Vurushiq, duke shtuar: “Ne kemi diçka të ngjashme sot në Ukrainë”

Në Malin e Zi, i cili nga viti 2006 praktikisht ka mbetur në krizë permanente identiteti , por edhe në ruajtjen / shpëtimin e pavarësisë , vëren autori, duke shtuar se kjo është sepse çdo zgjedhje është “historike dhe epokale, sepse forcat pro-serbe kanë evoluar në Proruse, ata vazhdimisht e mohojnë shtetësinë malazeze dhe të një etnie të veçantë. ”

Vurushiq argumenton se udhëheqësit e këtyre partive “kundërshtojnë haptazi malazezizmin dhe avokojnë ribashkimin me Serbinë, tërheqjen nga NATO dhe tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Ai pohon se disa nga këta udhëheqës, të tillë si Milan Kneezhviç dhe Andrija Mandiq, dyshohen të kenë marrë pjesë në grushtin e dështuar në tetor të vitit 2016, nën regjinë logjistike të shërbimit sekret ushtarak rus ,GRU.
Duke iu referuar rezultateve të referendumit për pavarësinë e Malit të Zi nga viti 2016, autori rikujtoi se në atë shtet një përqindje e përhershme 55-57 për qind për Malin e Zi dhe 40 për 44 për qind të atyre preferojnë të jenë në Serbi ose Rusi .

Duke vënë në dukje se ky raprt i forcave është praktikisht i ruajtur gjatë gjithë këtyre viteve, Vurushiq thotë se për këtë arsye Podgorica zyrtare dëshiron definitivisht “malazezimin”./Përshtati Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
You might also like

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close