Ka ikur në paqe patrioti dhe arbreshi i madh nga Santa Sofia, Arkimadriti Emiliano Fabbricatore

Loading...

Një mik, vëlla dhe patriot i madh nga Santa Sofia, Arkimadriti Emiliano Fabbricatore fjeti përgjithmonë në Zotin. Ai ishte për cilindo shqiptar dhe italian një strehë e ngrohtë. Të gjithë pa dyshim e kanë ndjerë mikpritjen dhe dorën e tij të ngrohtë vëllazërore. Ai priste dhe përcillte me shpenzimet e tij këdo që i kërkonte ndihmë për të mirën e kombit si: historianë, gjuhëtarë, hulmutues, arkeologë, shkrimtarë etj. Ai ishte me të vërtetë një ndër shqiptarët e mëdhenj, që u largua nga kjo botë në heshtje dhe pa bujë, duke na lënë imazhin e njeriut human dhe me zemër të madhe. Ai ishte një bashkëpunëtor i denjë i gazetës “Rrënjet”, që nga dita e krijimit të saj. Ndihma e tij ishte aq e çmuar, sa nuk gjenden fjalë për ta përshkruar.

Lamtumirë vëlla padre Emiliano, pushofsh në paqe!

/H.Aliaj

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close