Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Kercenojne me greva sindikalistët e të punesuarëve komunal në Mitrovicë

Përfaqësuesit e Sindikatës së të Punësuarve komunal ne Mitrovice i kanë bërë thirrje komisionit përkatës që ta ndryshojnë koeficientin deri më 21 janar. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sipas tyre,  atëherë ata do të marrin vendim për hyrje në grevë dhe se grevës pritet t’i bashkohen edhe disa komuna të tjera.

Sot në Komunën e Mitrovicës, Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Sindikatat e disa komunave të tjera, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me projektligjin për pagat e shërbyesve civil.

Qëllimi i këtij takimi ishte projektligji për pagat e shërbyesve civil  me ç’rast është thënë se shërbyesit civil janë të diskriminuar karshi niveleve tjera.

Kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Komunë të Mitrovicës, Mehmet Bajrami, tha se ne kërkojmë një qasje më të dinjitetshme për punëtorët e nivelit komunal pasi që janë kategoria më e përbuzur dhe e diskriminuar sa i përket projektligjit për paga.

Kryetari i Sindikatës, z. Bajrami tha se kërkojnë rritjen e koeficientit për shërbyesit civil në nivel komunal për 30% duke përfshirë çdo nivel, duke thënë se janë të diskriminuar me koeficientin që kanë tash derisa ka shtuar se zyrtarë të tjerë komunal me atë koeficient që është paraparë me projektligjin për paga pritet t`u ulet paga deri në 40 përqind.

Kështu përfaqësuesit e Sindikatës së të Punësuarve komunal i kanë bërë thirrje komisionit përkatës që ta ndryshojnë koeficientin deri më 21 janar. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata thanë se do të marrin vendim për hyrje në grevë dhe se grevës pritet t’i bashkohen edhe disa komuna të tjera.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close