Advertisements

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore ka marrë vendim që të bojkotojë procesin mësimor nga semestri i dytë

Udhëheqësit e Shkencave Matematike-Natyrore thonë se ky vendim i cili fillon në muajin shkurt është rrjedhojë e injorimit të kërkesave për ndërtimin e një objekti të ri, që do të plotësonte kushtet për studime adekuate.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës thotë se në fund të këtij muaji pritet që kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit dhe të marrë një zgjidhje.

Që nga viti 2013, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore nuk ka pasur objekt ku të zhvillohet procesi mësimor. Studentët kanë vijuar mësimin në kushte shumë të vështira, në salla të fakulteteve të tjera. Përfaqësuesja e Këshillit Studentor të këtij fakulteti, Dafina Syla, tha për Radio Kosovën se gjendja në objektin e tanishëm është e mjerueshme. Ajo bëri të ditur se janë detyruar që ligjëratat, ushtrimet dhe të gjitha mësimet, t’i mbajnë në bodrumet e Fakultetit të Filologjisë, hapësira të mbuluara nga myku, e ndonjëherë edhe me mungesë të ndriçimit.

“Kushtet e FSHMN-së nuk janë as minimale për një Fakultet të çfarëdoshëm, e aq më tepër kur ne as atë objektin tonë nuk e kemi. Ne jemi refugjat në Fakultetin Filologjik, ku i ndajmë hapësirat në raport rreth 30 me 70 për qind dhe ky 30 për qindëshi paraqet bodrumet e Fakultetit Filologjik. Edhe në ato laboratorët e improvizuara, që i ngjajnë kuzhinave të djegura, nuk kemi aparatura, as mjete e as mikroskopët që janë mjete esenciale.”

Dekani i Fakultetit, Tahir Arbneshi, tha për Radio Kosovën, se pas të gjitha përpjekjeve që janë bërë me vite të tëra e në forma ligjore për të pasur një objekt të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, ende nuk është zgjidhur kjo çështje. Për këtë, ai tha se Këshilli i Fakultetit ka marrë vendim të bojkotojë mësimin nga semestri i dytë.

“Premtime sporadike dhe fragmentare ka pasur që nga viti 2013 e deri në vitin 2018. Mirëpo, diçka konkrete nuk ka pasur. Kësaj here duam të besojmë se jemi në rrugë të mbarë të zgjidhim këtë problem njëherë ë mirë. Pa parë hapa konkretë dhe pa parë të shkruar e zeza mbi të bardhë, ne nuk do të ndërpremë bojkotin, i cili fillon nga semestri i dytë më 19 shkurt.”/RTKLive

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close