Advertisements

Komuna e Gjilanit u ka mbetur borxh 12 aktorëve të Teatrit të këtij qyteti

Teatri i Gjilanit vazhdon të ballafaqohet me probleme edhe përkundër premtimeve  nga strukturat komunale për një gjendje më të mirë .Aktorët e këtij teatri janë pesë muaj pa marrë rrogat.

Vështirësitë financiare kanë bërë që aktorët ta ndërprenjë procesin për inskenimin e shfaqjes “Kërkuesit” me autor Zef Skiroin në regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt.

Ishte planifikuar që shfaqja të jetë gati për festivalin tradicional “Flaka e janarit”. Por Komuna e Gjilanit u ka mbetur borxh 12 aktorëve të Teatrit. Ata ka pesë muaj që s’kanë marrë paga. Për këtë i kanë ndërprerë provat në ditën e 27-të të muajit dhjetor, fiks një javë pasi i kishin nisur ato.

Përderisa menaxhmenti i Teatrit gjendjen nuk e përshkruan si shumë problematike, Komuna planifikon që brenda muajit ta zgjidhë këtë çështje. Aktorët e Teatrit punojnë me marrëveshje për shërbime të veçanta. Në këtë të fillimit ende nuk kanë lidhur këto lloj kontratash.

Përderisa Arbër Ismajli shef i kabinetit të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se për vitin e kaluar kemi ndarë 100 mijë euro dhe Teatri ka mbyllur shumë obligime. Aktorët thonë  thonë  se e kanë pasur të pamundur t’i vazhdojnë provat.

Ndërprerjen e provave e ka konfirmuar edhe regjisorja Blerta Rrustemi-Neziraj. Ajo ka thënë se një gjë e tillë është bërë me kërkesë të aktorëve. Përderisa drejtor i përgjithshëm i Teatrit të Gjilanit Zymberi ,ka thënë se qysh kur e ka marrë pozitën, Komuna u ka pasur borxh aktorëve.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close