Advertisements

Kosova nuk është “shtet”,as për Trumpin,as për Ramën as për Vuçiqin…edhe për shumë të tjerë!

Kosova nuk është shtet në sytë e Shteteve të Bashkuara dhe të Edi Ramës e në kontekst jo të njejtë as në sytë e Serbisë,Aleksandër Vuçiqit.Po e dimë që SHBA e ka pranuar Kosovën.Por në sytë e një presidenti si Trump,i cili nuk e sheh vendin e tij si “Polic Bote”,Kosova është një krahinë në Shqipërinë stabile e cila mund të përballojë edhe aspiratat hegjemoniste të cilat eventualisht mund të vijnë përanësh.

Mos të harrojmë se Kosova nuk është shtet as në sytë e një pjese të mirë të atyre të cilët e dojnë Shqipërinë e Bashkuar.

Kosova është një “republikë amerikane” e menagjuar nga NATO,por që dashtë e pa dashtë respekton deri diku edhe interesat ruse përmes UNMIK-ut,por edhe të Bashkimit Europian me forcën politike të Gjermanisë.

Krejt ky mish -mash politk e strategjik është duke lëvizur ngadale në përputhje me interesat strategjike të fuqive botërore dhe të Shqipërisë dhe Serbisë,pa lënë anash interesin e popullit të Kosovës i cili nuk është homogjen edhe përbrenda vet faktorit shqiptar edhe duke mos harruar një pakicë të “fortë” serbe ,e cila më shumë lidhet me interesin e Serbisë.

Prandaj të gjitha udhët qojnë drejt bërjes së shteteve të “mëdha” etnike në Ballkan,të cilat duke u pajtuar me një “historike” do të jenë bartëse të interesave të mëdha pa u grindur për kufijt.Këtu mendohet në Serbet,shqiptarët e deri diku edhe në koroatët.

Pra ky është qëndrimi i fundit i interesave amerikane të cilat në hapin e radhës do të vendosin edhe Maqedoninë nën ombrellen e NATO-s,për të vazhduar drejt decentralizimit të këtij vendi duke quar në konfederalizëm në fund për të arrirë në Shqipërinë etnike.

Edhe nëse Serbia i reziston presionit që do të paspjë për anëtarësim në NATO,ajo më nuk do të jetë në gjendje të shkaktojë tronditje të tilla si më parë sepse përballë do të ketë një Shqipëri të madhe si dhe një Bullgari të madhe e një Kroaci të madhe ,por edhe vet do të jetë e madhe sepse do të absorbojë Republika Srbska.
Pra krejt kjo po shkon në drejtimin e krijimit të shteteve të “mëdha” stabile në Ballkan të cilat do të jenë në sherbim të interesave të rendit të ri botëror.

Ps:Kjo nuk është një pikëpamje personale por një analizë e udhës nga po rrëshket çeshtja e Kosovës në dritën e rrjedhave aktuale politike ndërkombëtare!

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close