Advertisements

Krujë-Pazari i Vjetër drejt rijetëzimit

Loading...

/ATSH/ – Pazari i Krujës është një ansambël që ruan vlera të padiskutueshme historiko-arkitektonike, i cili shtrihet në të dy anët e rrugës me kalldrëm që të çon drejt kalasë së qytetit.

Falë financimit nga Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim dhe në bashkëpunim me bizneset, ka nisur aplikimi i projektit të rradhës i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe mobilimin e 5 njësive tregtare, në Pazarin e Vjetër, Krujë.

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e punimeve në kantieret e ngritura në të gjithë Shqipërinë.

Pazari është zemra e Krujës, një vend i gjallë, plot me suvenire të bukura ku është e pamundur të mos ndalosh gjatë një vizite në qytet. Një seri e vazhdueshme e çative me tulla, dyqaneve prej druri dhe guri, qilima me modele gjeometrike tipike të Ballkanit, rrugët me kalldrëm dhe pamjet piktoreske: një mrekulli.

Përveç magneteve klasike të frigoriferit, aty mund të bëni blerje artizanale interesante, siç janë artikujt shtëpiakë, bizhuteritë, mbulesat e tavolinës dhe qilimat, shumë prej të cilave janë të punuar me dorë (në disa dyqane mund të shihni edhe përpunimin e pëlhurave në kornizë).

Tregu u rinovua në vitin 2015, në fakt është arkitektonikisht i patëmetë, i pastër dhe i rregullt. Duke ecur përgjatë rrugës së gurit që të çon në kështjellë dhe në muzeun e Skënderbeut do të ndiheni sikur të jeni katapultuar mbrapa në kohë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close