Advertisements

Kryeministri Haradinaj reagon pas raportit për tenderin publik të AQP-së për blerjen e produkteve serbe.

Editor

I pari i ekzekutivit ka thënë se shpallja e këtij tenderi është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe se pas identifikimit të personave përgjegjës do të fillohet procedura disiplinore dhe penale.

“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Përmes 23.5 milionë eurove, Agjencia Qendrore e Prokurimit kërkon të blejë prodhime të Serbisë për t’i furnizuar disa institucione, përkundër që Qeveria ka vendosur taksën doganore prej 100% mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Loading...
Advertisements
Next Post

Bosnia thirrje Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për të negociuar rreth taksës

Kosova do t’i përgjigjet kësaj ftesës për takim pas një jave. Ministri i Tregtisë, Endrit Shala thotë se nuk lëkundën nga qëndrimi i tyre, ndonëse presioni i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë është intensifikuar. Ministri Shala ka treguar se me ftesë të […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close