Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Kryeministri Haradinaj:S’ka me kush jep ndonjë copë të Kosovës askujt

I vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri. Si ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë. Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve, por vetëm njohje me këta kufij.

Kështu është zotuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një takimi në Mitrovicë, ku u bë edhe aderimi i disa anëtarëve në partinë e tij, AAK.

Haradinaj bëri thirrje që Mitrovica të mbështesë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, meqë është në interes nacional qeverisja e kësaj partie në këtë komunë.

“S’ka me kush jep ndonjë copë të Kosovës askujt.. e kam thënë këtë edhe në Reçak ku u bë kthesa…i vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri.. qysh ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë….Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje me këta kufij. Nëse e ndihmoni Aleancën në Mitrovicë nuk më ndihmoni mua por një interesi nacional. Nuk e dini qytetarë ju si do të ishte Mitrovica me udhëheqjen e Aleancës, atëherë provojeni. zbulojeni… ndoshta do t’ju zhgënjejmë por jo me ju mashtru”, theksoi Haradinaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close