Advertisements

Kur lukunia jugonostalgjike sinjalizohet nga Beogradi

Loading...

Merxhan Avdyli

Se pozicioni politik i Kosovës po rrëshqet teposhtë, eksponentët e tyre nuk hezitojnë të risajojnë jargueshëm propagandën antishqiptare. Në tri dekadat e fundit ata herë “vetëvdesin” herë ringjallen, varësisht nga sinjalet serbe. E tillë ishte edhe një paraqitje në rrjetin social, i cili ka filluar të shndërrohet në rrjet antisocial, Facebook, nga njëri prej eksponentëve më psikopatologjikë të UDB-së, Sali Rexhaj.

Insinuatat e tij tipike udbiste, duke shënjestruar përmes shpifjeve ordinere dhe tejet të gërditshme, Bajram Kosumin, Nezir Myrtajn dhe mua, përbëjnë një material të mjaftueshëm për gjykatat tona për të parandaluar shpifjet më ordinere të një mentaliteti nga veprimet e të cilit me dekada ka vuajtur populli shqiptar në Kosovë.

Jugonostalgjizmi gjithnjë e më tepër po shndërrhet në çmenduri. Rasti i shpifjes së Rexhajt është shembulli më tipik se sa e tmerrshme, sa gërditëse, sa çmendurake, sa djallëzore, sa monstruoze, sa kriminale, sa antishqiptare, sa antinjerëzore dhe sa e pafundme dhe e papërkufizuar është përpjekja e ish-eksponentëve të UDB-së, sikurse Sali Rexhaj, për të njollosur personat në biografitë e të cilëve nuk ka, madje, as njolla të bardha!

Një padi penale për shpifje, së shpejti do t’i bëhet Sali Rexhajt dhe ai do të duhej të sillej në gjykatë për të dëshmuar akuzat e tij për “listat vrastare” të para 24 viteve, që sipas “rikujtesës” së tij psikopatike, i paskan bërë Bajram Kosumi, Nezir Myrtaj dhe unë. O tempora, o mores! Çmendinë për jugonostalgjikët mund të ketë, por Jugosllavi kurrë më!

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close