Advertisements

Lukova dhe muret e saja antik

ATSH/ – Muret antikë të Hundëcovës ndodhen midis fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, mbi rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë, në faqen e malit Shebeden.

Në faqen e malit janë vendosur në formë tarracimesh disa mure antikë me gjatësi të konsiderueshme. Muri qendror është ndërtuar me teknikë trapezoidale dhe në qendër të tij ndodhet një kanal, që ka shërbyer për evakuimin e ujërave. Muret e tjerë janë punuar në mënyrë më primitive me teknikë trapezoidale dhe poligonale të kombinuar.

Siti është identifikuar fillimisht nga arkeologu anglez Hammond, por kontributin kryesor për njohjen e tij e ka dhënë arkeologu shqiptar Dhimosten Budina.

Përveç mureve ai përshkruan disa banesa, të cilat nuk dallohen më në sipërfaqe dhe disa materiale arkeologjike, ndër të cilat qeramikë me vernik të zi të shek. III p.Kr dhe qeramikë të periudhës romake.

Vetë funksioni i këtyre mureve nuk është i qartë. Budina e shikon si një stacion rrugor duke qenë se është pranë të vetmit shteg ku mund të kalonte rruga antike, ose si një vendbanim, pasi afër sitit ndodhet një nekropol. Në këtë monument nuk janë kryer ende gërmime arkeologjike, që do ndihmonin për të sqaruar hipotezat e Budinës.

Muret antikë të Hundëcovës janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës me vendim nr. 6, datë 15.01.1963 dhe nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës me vendim nr. 1886, datë 10.06.1973.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close