Advertisements

Mbreti i ish Jugosllavisë, Aleksander Kargjorgjeviq : “ Jemi kelmendas katolik”

Loading...

Nga Fahri Xharra

Shkrimi i historisë nuk e ka me inate, sepse fundosemi në oqeanin e të vërtetave tona të manipuluara dhe të përçudnuara nga grabitësit .Kur Jusuf Buxhovi shkruante : ” Serbinë e “krijuan ” shqiptarët ! Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831. “, ne shumë pak i besonim dhe nisur nga primitivizmi i mohimiti të mirave dhe të ligave të historisë sonë , na dukej apsolutisht e pa besueshme.

I kishim kohërat kur nuk kishim gojë të flasim, por edhe kur na erdhi të folurit na mungonte guximi të thonim të vërtetën. Qarqet e ndryshme intelektuale të shqiptarëve me dëshirë apo jo , bazoheshin vetëm në ato çka shkruanin serbët. Normalisht që ata i fshehnin dhe i fshehin gjërat sepse qëllimet e tyre janë djallëzore, dhe të bazohesh vetëm në “librat” serbe është shumë gabim.

Gjatë luftes së parë botërore ishte koha e krimeve serbe mbi ne, këto nuk harrohen kurrë, intelektuali serb Dimitrije Tucoviq i tmerruar nga masakrat e tyre mbi ne, iu shkruante qarqeve ushtarake serbe : “ Kini kujdes me popullin shqiptar, popull i cili na ka mësuar shkrim lexim ( fjala për Vuk Karxhiqin, shqiptar i sllavizuar ) dhe na kanë krijuar shtetin ( fjala për Karagjorgjeviqët ) “

Qëllimi këtij shkrimi i kalon caqet e çdo lloj manipulimi nga shqiptarët, është që intelektualët tonë dhe gjithashtu politikanët t`iu përplasin homologëve të tyre të vërtetën e tyre, t`iu bëjnë të ditur edhe botës se kush ishin shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre dhe më gjërë në tokat e okupuara nga manipuluesit e historisë.
Unë e falënderoj intelktualin malazias Miroslav Qosoviq , i cili me një guxim dhe me dijën e tij, iu thotë serbëve të vërtetën e tyre.( edhe ky material është i inspiruar nga faktet e Miroslav Qosoviqit, fakte të cilat ka qenë e duhur t`i themi ne , shqiptarët para tij )

 

Knez Pavle Karadjordjevići si fëmijë në veshje Shqiptare, fotoja gjendet edhe në Kishën katolike të Selcës , në Kelmend, 40 kilometra prej Gucisë, në rrugën e re në drejtim të Shkodrës, sic ban të ditur Adem Hott (Adem Hoti) , shqiptar i Plavës.

Pra, Mbreti Aleksander Karagjorgjeviq thoshte që është me prejardhje Kelmendas, shqiptar i fesë katolike (Kralj Aleksandar Karađorđević je govorio da je porijeklom katolički Albanac – Kliment )
Mbreti në fjalë, me 9 Tetor 1934 u vra në Marsej të Francës. ( pse dhe si, le të mbetet për një herë tjetër )
Gjyshi i tij i ksihte kërkua Akademisë Serbe, që të mbidhe e vërteta shqiptare e dinastisë së tyre, karagjorgjeviqëve , ( faksimili i postuar , më poshtë )

Ne, e dimë mirë për krimet e dinastisë së Kargjorgjeviqëve mbi ne, por e njeta është edhe me pashallaret dhe vezirët shqiptar gjatë Perandorisë Osmane.

Duhet të lexohen edhe :
 https://proinformacion.com/2016/10/nje-e-vertete-e-pamohuar-shqiptaret-e-bene-shtetin-e-serbise/

 https://www.ikvi.at/?p=8455, Fahri Xharra, Historia e mëshehur – Si lindi Serbia ?

Gjakovë ,21.01.19

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close