MË FALË KOSOVË…!

Loading...

(Tregimi fundjavës)

Derisa po udhëtoja në tren më ra në sy në fund të vagonit një udhëtar i zhytur i tëri në lexim gazete. Vëmendjën më tërhoqi gazeta me shkronja sërbe. Më shumë fytyra e tij me shikime gjurmuese nëpër tituj. Mbase, mendova, kushedi ndonjë nga sërbët, hedhur nga fati këtej si shumicën e njerëzve. Po mëndja vrik më punoj; mbase mund të jetë edhe ndonje me emër te fshehur nga ata kriminelët e luftës, masakrave çnjerëzore në trojet shqiptare dhe më gjerë nga koha e përpëlitjeve të fundit të mbaturinës jugosërbe. Po, jo. Isha i gabuar. Pak minuta më vonë, më erdhi sqarimi. Treni ndaloi per tu zbrazur e mbushur…
– Po ku je bre zemljaqe shta radish…qitash novine hahahaha…kakav budalla si ti…po shta znash ti shta je novina…u ulë pranë tij udhtari i sapo futur brenda.
( – Po ku je bre vendas, çka po ben..po lexon gazette hahaha ..çfare budllai qe je..po ku dui ti se çeshte gazeta?!)
Prej nga kjo zanafillë nënçmimi-mendova unë dhe në këtë rast, nuk po ndalem në labirinthet e zezones 5-6 shekujshe, por në ate që më ra mbi koke si çekan tonaelatash…
Nga bisedat e tyre të më vonëshme, kuptova sa ishin që të dy nga Sanxhaku, Tregu Ri /Novi Pazari/.

Çdhëmbje shpirtërore, kur mëndon këtë plagë, qe thellohet gjithnjë e më shumë …
Fatkeqësisht, rrënjësisht thellë e më thellë edhe ketu në Amerikë (SHBA) ku nuk kanë
pse të frikësohen. Çfarë vetëdije të sakatosur ndaj trungut të tyre ndajorigjinës..mjerim dhe aq nmë shumë turp.
Atypëraty, më ndërroj mendja;
Po çbëjmë ne të tjerët?!
Çkam bërë, dhe çbëj unë?!
Çbëjnë intelektualet qe jane te shrire te punojne e jetojne gjithandej SHBA?!
Pse heshtin?!
Pse nuk iu ndërhyjnë?!
Pse nuk i këshillojnë?!
Mbase disa nga ta, do merrnin vesh! Do kuptonin se janë në rrugë të gabuar .
Rrugë e zhdukjës, e zhbërjës!
E gjitha; rrugë e dëmtimit të KOMBIT tonë!

Mu kujtua kolegu im Gani Mehmetaj, FCB me shkrimet e tija për çdo lakmi ..pikërisht një nga ato për Sanxhakun ja një fragment, mbas të të cilit do jap dhe shpjegimin pikërisht për këtë foto timen me lot në sy…!

Gani Mehmetaj:….U thirrem në kupë të qiellit. Lëshuam zë se ende jemi shqiptarë. Dhamë alarmin se fara jonë po shuhet, se është koha të na nxirrni nga balta e mjegulla vrastare që na ka mbuluar, por kot, ju nuk na ndihmuat, as nuk na quat fjalë miradie. Vazhduat t’ia përkëdhelnit sedrën vetës me përralla për mbret.
Prapë i rinisëm ftesat për ndihmë. Nxorëm flamujt nga arkat e mykura, ku i kishim fshehur pasi iku ushtria shqiptare e u fut ushtria mizore serbe, nxorëm qeleshet e bardha nga arkat e gjyshes, ku i mbajtëm të fshehur mbi pesëdhjetë vjet, kujtim të një fëmijërie, kur qeleshja ishte pjesë e uniformës shkollore që na i sollën mësuesit shqiptarë me ikonat e shqiptarizmit Ernest Koliqi e Mustafa Kruja. Shpresuam se ju ishit nipërit e tyre guximtarë, sepse mësuesit e Koliqit na e rimesuan historinë, na thanë se jemi ata që ishim, arbërorë që do t’i ringjitemi sërish trungut tonë. Ndërkaq, baballarët tuaj nga Rrafshi i Dukagjinit luftuan si luaj për Shqipërinë etnike, na shpëtuan nga masakrat serbe.
Ju e dini që kur u tërhoq ushtria shqiptare, ndodhi hataja. Gati na zhbinë serbët e malazezët. Ne që mbetem gjallë, pranuam çdo gjë që na ofronin sa të shpëtonim kokën. Na thanë të deklarohemi myslimanë sllavë, ne bëmë si na thanë, na e ndaluan gjuhën shqipe, ne e rrudhëm gojën, nuk e flisnim, megjithëse ishim gjak i pastër arbëror nga fisi i Kelmendi. Gjuha gati ra në koma, por nuk vdiq, nisi të ringjallët. Nisi të ringjallët edhe vetëdija kombëtare.
Sot turpërohemi nga ministri Lajqi (Ljajiq), bastardi kelmendas, i biri i Judës komb mohues, ish zëdhënës i Milosheviqit, burizan i Daçiqit e Edoganit, që i ndërron patronët si lavirja dashnorët . Turpërohemi edhe nga ata bastard komb mohues që dolën me flamuj serbë e turq, duke ia tundur vithet herë presidentit serbë, herë presidentit turk, ndërsa e mohuan si Juda Krishtin flamurin e tyre kuq e zi. Pas shtatëdhjetë vjetësh bijtë tonë bastardë të Pazarit të Ri i tundnin dy flamuj (serbë e turq) të dy kombeve që na vranë pa mëshirë. A ka turp më të madh? (mbarim fragmenti)

Se çmë ngriu gjaku! Errësirrë imazhesh para syve të mi. Dy udhëtarët që vëzhgoja mu bënë si dy statuja të ngurta prapa një perdeje të akullt e të zezë futë! Dhe gazeta, që mbanin në duar, sikur filloj të më valvitej flamur para syve të mi! Si në një shirit filmi, në shpejtësi me erdhën pamje vrasëse njëra pas tjetrës, me qindra e mijëra, me në një rrotullim shpejtësie marramendëse, mijëra kiletrash në sekondë.
Kisha kaluar stacionin, që duhej të zbrisja. Nga shtrëngimi i nofullave më mbërtheu një dhëmbje dhëmbësh…! Sytë mu mjegulluan. M’i kishte mbërthyer perdeja e letëve! Shpejtova si i çmendur shkallëve të metros. Dola jasht për t’u mbushur ajr. U mbërtheva në një qoshe ndërteseje dhe fillova të qajë, të qajë me denesë si femijë, që kishte humbur rrugën për t’i gjetur prindërit…!
Mblodha veten. Fshiva lotët. Mora drejtimin e ambasadës ku më priste shoku shkollës dhe i rinisë, fotografi i mirënjohur Shkelzen Rexha. Ai dhe Arben Llapashtica, kishin hapur ekspozitë fotosh në lokalet e ambasadës sonë në New York. Nga ankthi që më kishte mbërthyer, nuk munda as t’i gëzohesha takimit me të dy artistët. Keto foto janë nga ato çaste takimi midis nesh. Më erdhën pas disa ditësh nga Xeni, përmes adresës elektrnike nga Gjakova…
Derisa shikoja syt e mi me lotë…thash me vete, ja mjeshtria e fotografit. Nxjerrë në pah dhe botën shpirtërore dhe emocionale.

Më ra ndërmend dhe poezia e boemit tonë Azem Shkreli, me të cilin kishim bërë bashkë flurim nga aeroporti i Prishtines. Unë për në SHBA, ai për ne Mynih te Gjermanisë, për të parë gruan e tij, shtrirë në spital..Pas një kohe, mora vesh, se në kthim kishte vdekur. Në mos gabohem,posa kishte zbritur në aeroportin e Prishtinës.
Ne vesh sikur me erdhen jehonë rugove, fjalët e tija…poezia e tij;
“Më falë Kosovë që nuk mund bëra, më shumë për ty….!

/Nexhmedin Syla, 04 janar, 2019, New York/

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close