Advertisements

Ministri Endrit Shala:Taksa nuk hiqet pa u eleminuar arsyet

Loading...

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Kjo  Ambasadë ,gjithashtu ka paralajmëruar se asnjë shtet nuk mund të marrë vendime kundër interesave strategjike të SHBA-së pa u ballafaquar me pasoja. Por, ministri Endrit Shala ka thënë se tarifa 100 për qind nuk do të hiqet.

Insistimi i Qeverisë së Kosovës për të mos e shfuqizuar taksën prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina mund t’i cenojë raportet bilaterale mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kështu ka paralajmëruar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, me ç’rast për disa herë me radhë ka kërkuar heqjen e tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe.

Në një komunikatë të lëshuar për medie nga Ambasada thuhet se asnjë shtet nuk mund të marrë vendime kundër interesave strategjike të SHBA-së pa u ballafaquar me pasoja, shkruan Gazeta “Zëri”.

Por, Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos zmbrapset nga vendimi për taksën as pas këtij “alarmi” të SHBA-së. Në një prononcim dhënë “Zërit” ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se tarifa 100 për qind nuk do të hiqet pa u eliminuar fillimisht të gjitha arsyet që kanë çuar deri në vendosjen e saj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close