Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme:Nuk njohim emrin e ri të Maqedonisë

Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit të vendit është imponuar nga jashtë dhe nuk pasqyron vullnetin e popullit, tha Ministria ruse e Punëve të Jashtme, me përfundimin se kjo çështje duhet të konsiderohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ajo që ne shohim është një vazhdim i procesit artificial të ndryshimit të emrit të vendit, i cili është imponuar nga jashtë, në mënyrë Shkupi të  tërhiqet në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha në një deklaratë.

“Ne mendojmë se kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në përputhje me nenin 3 të Rezolutës 845 te Këshillit të Sigurimit të OKB-së“, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse,përveç tjerash.

Por kësaj i ka reaguar menjëherë Athina, e cila së fundi ka patur dhe fërkime me Moskën, duke i kujtuar kësaj të fundit se “Kushtetuta greke ka ligje të qarta që rregullojnë çdo ngjarje të mundshme politike të këtij llojoi dhe nuk i nënshtrohet komenteve të palëve të treta”.

“Ky qëndrim nuk kontribuon në marrëdhëniet historike dhe miqësore midis Rusisë dhe Greqisë dhe popujve të tyre”,thuhet më tej në deklaratë.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close