Advertisements

NASA publikun foto mahnitëse nga galaksitë fqinje

/ATSH/ – Fizikisht njerëzimit me teknologjinë aktuale i duhen miliona e miliona vite që të shkëputet nga galaksia e vet dhe të udhëtojë drejt galaksive fqinje.

Megjithatë, po falë teknologjisë këto galaksi janë vetëm një shkrepje larg. NASA publikoi fotot më të pastra e njëkohësisht mahnitëse të përfituara falë punës së teleskopit Hubble.

Imazhet janë pjesë e një projekti të quajtur “LEGUS”, akronim për “Legaxy ExtraGalactic UV Survey” me të cilin studiuesit e agjencisë hapësinore ndërkombëtare po punojnë prej vitesh.

Projekti synon ndërtimin e një atlasi gjigant me imazhe me ngjyra, që do të shërbejë për kuptimin dhe ndërtimin e hartave më të sakta për atë pjesë të universit që njeriu është në gjendje të shohë deri më tani, e që falë teknologjisë nuk është i vogël.

Rrezet ultravjollcë mundësojnë që në imazhet e shkrepura të fiksohen edhe yjet më të rinj e në formim e sipër, drita e të i cilëve është tepër e zbehtë për t’u kapur me metodat tradicionale.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close