Advertisements

NATO dhe BE,përshendesin parlamentin maqedonas për “hapin e rëndësishëm

Loading...

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn përshëndetën parlamentin maqedonas për “hapin e rëndësishëm ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Prespës”.

“Liderët politikë dhe qytetarët treguan përgjegjësinë e tyre për ta kapur këtë moment unik historik për zgjidhjen e një prej mosmarrëveshjeve më të vjetra në rajon dhe me vendosmëri të lëvizin përpara në rrugën drejt BE-së”, theksojnë Mogherini dhe Hahn.

”BE-ja mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, që është shembull për pajtim për rajonin dhe për tërë Evropën”, theksojnë ata.

”BE-ja mbetet e përkushtuar fuqimisht për të mbështetur vendin në synimin e përbashkët të integrimit të BE-së”, shtojnë Hahn dhe Mogherini.

“NATO-ja mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjeve, që janë kontribut i rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm dhe me prosperitet”, shkroi në Twitter sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close