Advertisements

Ndërsa Komuna e Gjilanit (DKA) fton për ndërprerjen e grevës,mësimdhënësit thonë “jo pa na thënë Sindikata”

Loading...

Në disa mjete informimi lokal në Gjilan ishte dhënë lajmi se Komuna e Gjilanit pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore,kishte vendosur (Që më vonë të përgënjeshtrohet) të ndërpritet greva e mësimdhënësave dhe se nga ditë e nesërme,e marte nxënësit sipas tyre do t’i kthehen shkollave të tyre për të vazhduar procesin e rregullt mësimor.

Dhe se ky lajm kishte nxitur konfuzion tek prindërit dhe nxënësit të cilët edhe ashtu rrinë për çdo ditë në pritje të lajmit se a do të kthehen më në fund në mësim të rregullt .Ky konfuzion shtohet edhe më shumë kur dihet qendrimi i prerë i SBASHK-ut në lidhje me grevën, e ai është se ata deri sa mos t’u realizohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me grevën.

Edhe Qeveria ,kryeministri si dhe vet ministri i arsimit Bytyqi kishin kërkuar të ndërpritet greva por e vërteta është se ajo nuk do të ndërpritet,për fat të keq.
Do me thënë ,me gjithë thirrjet për ndërprerje si dhe vendimet e qeverive ose drejtorve komunale përkatëse nuk do të jenë të mjaftueshem që greva të nderpritet.

Sa i përket vendimit të DKA të Gjilanit ,ndoshta i ngjanë bërjes së hesapit pa hanxhiun,për shkak se mësuesit të cilët kontaktuam ne na thanë se “me keqardhje na duhet të iu njoftojmë se përderisa SBASHK-u nuk merr një vendim që ta ndërpresim grevën ,nuk ia fillojmë.Edhe neve po na vjen keq për këtë ndërprerje se edhe neve kemi fëmijët tanë të cilët rrin në shpi për shkak të grevës ,por ne duhet të shkojmë deri në fund.Dhashtë zoti e bëjnë një zgjidhje më shpejtë e ia fillojmë ..por kështu si po na neglizhojnë ,nuk shkon më”

Pra mësuesit edhe përkundër keqardhjes së shprehur nga ta ,ata kanë vendosur të ndëgjojnë sindikatën e tyre dhe të mos fillojnë punën por të vazhdojnë grevën.Organet komunale duhet të dalin me komunikata të tilla vetëm kur janë në harmoni me ata të cilët kanë organizuar grevën.Zgjidhje duhet gjindet,jo të shkohet me vendime e komunikata krye në vete e drejt një kaosi të cilën po e paguajnë fëmijët tanë,dhe ne si prindër.

Tek e fundit ne kemi të drejtë të kërkojmë përgjegjësinë edhe nga shteti edhe nga mësimdhënësit.Shteti të jetë në nivelin e organizimit e mësuesit të jenë në nivelin e profesionalizmit./Xh.Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close