Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Në shpinë të Ramushit

Bleron Baraliu

Disponimi ne DC (si jo rrallehere) eshte i ndare ne dysh. Ne njeren ane qendron adminstrata qe, siq eshte evidente, kerkon me agresivitet ti zgjidh qeshtjet qe kane renduar skenen gjeopolitike, disa prej tyre me dekada (ketu bejne pjese Korea, Palestina, Irani, kufiri jugor dhe muri etj., por edhe Kosova). Natyrisht dhe siq eshte bere evidente, edhe nga ambasadori i ri, keta jane per nje zgjidhje qe nuk perjashton opcionin e ndryshimit te kufijve.

Ne tjetren ane qendrojne miqte tradicional, qe mendojne se kjo premise paraqet nje shteg te rrezikshem (slippery slope) qe mund te dergoj regjionin ne nje konflikt shkaterrues.

Ne kete mes, ne poziten me te veshtire eshte kryeministri, i cili, kam frike, perveq presionit rrezikon edhe te shantazhohet ne llojlloj menyrash nga kuislinge qe po i sherbejne nje diskursi mjaft jostabil. Ne mesin e njerezve qe konsiderojne mundesine e ndryshimit te kufijve ka plote njerez te mire. Edhe vet nuk jam apriori kunder kesaj. Nuk besoj qe ka shqiptar atdhedashes qe nuk eshte ne favor te nje korrigjimi qe adreson te drejtat dhe prosperitetin e shqiptareve te Lugines edhe nese kjo na kushton nje pjese te territorit ekzistues – por prapa kesaj agjende shume nga keta shqiptare kane mesuar nga pervoja se fshihet nje politike e thelle dinake ruso-serbe, prandaj edhe refuzojme te behemi viktime e manipulimeve dhe pretendimeve per dialog per paqe.

Nese serbia eshte vertete e interesuar per paqe, ajo mund te filloj dule kerkuar falje dhe adresuar riparimin rreth demeve te luftes. Nese EU apo administrata Trump jane te interesuar ne nje zgjidhje te njemendte qe nuk rrezikon konflikt shkaterrues, ata duhet presionin ta ushtrojne mbi serbine shoveniste, dhe jo mbi Kosoven e pergjysmuar ne secilin aspekt.

Prandaj une them, qendro deri ne fund Ramush, mos iu nenshtro presionit, ashtu siq e di une personalisht se ke qendruar rreth demarkimit (pavaresisht cka thone e mendojne te tjeret). Nese oferta quid pro quo eshte e aresyeshme, te gjithe mund te gjejme vullnetin te levizim nga pozicioni ngerc – por sot ka veq nje porosi: taksa me serbine do te eskaloje ne embargo totale nese vazhdon presioni i zhdrejte ndaj shtetit te maltretuar kosovar, si nga BE, tash edhe nga administrata agresive, qe, po e perseris, nuk perfaqeson vullnetin dhe objektivat e nduarnduarta te miqeve tane qe na kane ndihmuar ne betejen e veshtire kunder shovenizmit dhe fashizmit serb tash e sa dekada.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close