Advertisements

Në Turqi,do iu ofrojnë lustrim falas për këpucët tuaja në udhë,por ju mos e pranoni se….

Njeriu ka dëshirë të udhëtojë npër botë dhe të shijojë bukuritë evendeve të ndryshme si dhe kulturen.

Për udhëtuar duhet një përgatitje edhe psiqike edhe financiare.Vende të ndryshme ,përveçse kanë oferta pozitive kulturore ,kanë edhe anët e veta negative të cilat mund të ia lënë pa para.

Në fakt vende dhe njerëz të ndryshëm keqbërës kanë krijuar situatat e tyre të veçanta për të plaçkitur turistët për të përfituar nga ta ,duke u nisur nga ajo se turistët kanë gjithmonë para!

Për shembull në Turqi nëse iu ofrojnë juve të ua pastrojnë këpucët falas, mos u besoni dhe mos i lejoni t’ua bëjnë këtë,sepse do ta kuptoni më vonë se nuk është ashtu. Ata më vonë do t’ua kërkojnë paratë për punën që kanë bërë.E nëse ju nuk ua jepni paratë , sigurohuni që ata do iu dërgojnë juve të shkoni zbathur në hotel.

Tani nuk mund ta them se a është ende ashtu,por e njëjta metodë mashtrimi ka egzistuar edhe në Shkup.
Grupe jevgjish nga ky qytet e kanë bërë të njejtën gjë.Sidomos me shqiptar nga Kosova të cilët ose kishin shkuar për here të parë në këtë qytet nga ndonjë hall,o për të kryer ndonjë punë,ose kishin qenë edhe ndonjë here më parë porse iu kishte rastisur që për here të parë të ballafaqoheshin me një situatë të tillë.

Shkruesit të këtyre rreshtave i kujtohet një ngjarje e tillë e cila kishte ndodhur mu para dyerve të stacionit të autobusëve,kur një grup prej tre romëve ,pasi i përdorën kurthin e lartpërmendur një plaku me plis nga Kosova ,i moren nën kërcënim trefishin e asaj sa mund të kushtonte një lustrim këpucësh.

Derisa e kuptova tërësisht ngjarjen dhe fillova të intervenoja duke u afruar duke thirrur me zë të lartë “hej,hej…” ,ata ia mbathën duke lënë plakun të hutuar ,dhe i tëri i skuqur!
Ishte viti i ikjeve nga lufta dhe tmerret që po shkaktonte soldateska serbe në Kosovë.Edhe plaku ishte një i tillë,dhe ishte bërë viktimë e mashtruesëve.

Mashtrues të tillë ka gjithandej.Bëni kujdes kur shkoni në vende të tjera dhe mos mendoni se ka njerëz kaq të mirë sa do iu ofrojnë shërbim falas ,si një bamirës.Asgjë s’ka gratis!/Xh.Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close