Advertisements

Nominimet për “Bafta Film Awards 2019”

ATSH/ – Me 12 nominime, filmi ”The Favourite” është si për ironi, favoriti në garën e sivjetshme të çmimeve “Bafta”.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi aktorja kryesore e tij, Olivia Colman fitoi një “Glob të Artë” për interpretimin e Mbretëreshës Anne.

Numri i kandidaturave e shkëput shumë “The Favourite” nga rivalët e tij më të afërt; “Bohemian Rhapsody”, “A Star Is Born” dhe “Roma”; e po dëshmohet tejet popullor edhe në radhët e publikut.

”Box Office” është matësi më i mirë për këtë dhe filmi britanik ka grumbulluar në javën e parë të shfaqjes në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ato irlandeze, plot 4 milionë paund.

Colman është nominuar në kategorinë e “aktores më të mirë”, ndërsa dy aktoret e tjera që interpretojnë në krah të saj, Rachel Weisz dhe Emma Stone, konkurrojnë për trofenë e “aktores më të mirë në një rol dytësor”.

Çmimet ”Bafta” do të ndahen në “Royal Albert Hall” të Londrës, më 10 shkurt. Kjo do të jetë një prej ceremonive të fundit të rëndësishme përpara natës së madhe të “Oscars”, që do të mbahet në ”Hollywood” më 24 shkurt. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close