Advertisements

Nuk ka as Shqipëri të Madhe e as Shqipëri të Vogël, po ka një Shqipëri të vetme!

Muharrem Xhafa


Çeshtja e “Shqipërisë së Madhe” është pêrfolur herë pas here si nga qarqet serbomëdha ashtu edhe nga qarqet shoviniste greke. Dje shtypi shkruante se kreu i komisionit parlamentar për Kosovën paska thënê që “Shqipëria e madhe do të krijohet” dhe se krijimi i saj “eshtë njê proces i pakthyeshëm”! Me tej, deputeti Milovan Drecun citohet të ketë thënë se kjo gjë është “në interes të vendeve perëndimore, që nuk e kundêrshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe” dhe se “çdo gjë që ndêrmerr Shqipëria bëhet pêr të marrë territorin e Serbisë”! Deputeti Milovan Drecun e mbyll deklaratës e tij duke theksuar se krijimi i “Shqipërisë së Madhe është një akt jo civil dhe destabilizues”.

Për miqtë e facebook-ut, po edhe për tê tjerë, bëj të ditur, së pari, se ky zotri serb flet kështu jo se nuk e di tê vërtetën e ngjarjeve, po sepse ai kështu u shërben interesave të Serbisë, të shtetit serb. Se dyti, konceptin “Shqipëri e Madhe” e kanë sajuar serbët e grekët, jo shqiptarët. Enver Hoxha e ka bërë të qartë jo një herë në fjalimet e tij se nuk ka as Shqipëri të Madhe e as Shqipëri të vogël, po ka një Shqipêri të vetme, të njohur në kufinjtë e saj si shtet më vehte, i lirë e i pavarur, më 28 nentor 1912, të cilën rreth një vit mê vonë, më 1913, në mënyre krejt të padrejtë e kriminale, e ndau Konferenca e Ambasadorëve e Londres. Fuqitë pjesëmarrëse të kësaj Konference nuk i përfillën tê drejtat e interesat themelore tê shtetit tê ri shqiptar. Ato, brenda kufijve të Shqipërisë pêrfshinê vetëm gjysmën e tokave shqiptare me një siperfaqe prej rreth 28 mijê km. katrorë. Më tepër se gjysma e shqiptarêve mbeti jashtë kufijve të shtetit shqiptar, ku pjesa më e madhe kaluan nën Serbinê, pjesa tjetër nên Malin e Zi dhe Greqinë!

Pikërisht për këto deputeti serb i Kosovês nuk thotë asnjë fjalë, pra fsheh e injoron tê vërtetën historike. Ne shqiptarëve jo vetem nuk na lejohet të heshtim, po na duhet edhe të sqarojmë e të mbrojmë të vërtetën, deri në zgjidhjen e plotê të çeshtjes sonë kombëtare. Eshtë për të ardhur keq që as medja jonë nuk e sqaron si duhet këtë çeshtje kaq të madhe kombëtare shqiptare e as pozicionohet si duhet për zgjidhjen e saj, pa folur për shtetin, i cili ka detyrimin tê qëndrojë në krye të këtij procesi të drejtë historik gjithëkombëtar.

Me 10 janar 2019

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close