Advertisements

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE,dërgon në Kushtetuese Ligjin për shqipen

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuesetë Maqedonisë kërkesën për anulimin e Ligjit për për përdorimin e gjuhëve, që avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Sipas opozitës maqedonase, ligji i miratuar nga shumica parlamentare, që ka hyrë në fuqi javën e kaluar “është jokushtetues dhe i dëmshëm për të Maqedonisë”.

VMRO-DPMNE-ja kërkon nga Gjykata Kushtetuese që sa më parë të shqyrtojë kërkesën e saj për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

“Dekreti i shpalljes së Ligjit për dygjuhësinë u botua vetëm me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit dhe pa nënshkrimin e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov. Ky veprim është në kundërshtim të plotë me nenin 75 të Kushtetutës, i cili përcakton dekretet për shpalljen e ligjeve që do duhet të nënshkruhet nga presidenti e Republikës së Maqedonisë”, tha Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, Ligji për gjuhët është në kundërshtim me amendamentin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë, ku thuhet se “në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjuha zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik”.

Nisma e VMRO-së është kundërshtuar nga partitë në pushtet Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilat vlerësojnë se me këtë nismë “opozita dëshmon se nuk është e interesuar për stabilitetin e vendit dhe barabarësinë e qytetarëve”.

Sipas LSDM-së, ligji nuk cenon gjuhën maqedonase ndërsa garanton të drejtën e bashkësive tjera etnike për përdorimin e gjuhëve të tyre në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkohë nga BDI-ja kanë thënë se nisma e VMRO-së nuk do të pengojë këtë ligj që është vlerësuar si historik në drejtim të zgjidhjes së çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka njoftuar edhe për formimin e një grupit për të monitoruar zbatimin e Ligjit për gjuhët.REL

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close