Advertisements

Përfundon procesi i Deklasifikimit të 600 mijë dokumenteve sekrete në DPA

Loading...

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton të gjithë studiuesit, se ka përfunduar tërësisht procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve që kanë qenë sekret deri më sot, për të cilin kanë punuar gjatë vitit të kaluar një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit.

Prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen  lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993 ,nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore.
Procedura e deklasifikimit e ndjekur me rigorozitet siguron që dokumentet që kishin mbetur të deklasifikuara prej kohësh pa asnjë arsye reale, por vetëm sepse nuk ishte ndjekur procedura e nevojshme burokratike, do të jenë të aksesueshme për të gjithë studiuesit e vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron edhe njëherë studiuesit se do të gjejnë një shërbim të shpejtë e cilësor në sallën e re të studimit në AQSH./Isuf B.Bajrami/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close