Advertisements

Pesë shekuj më vonë ,befason Botticelli!Çfarë fsheh shega në dorën e Krishtit?

ATSH-ANSA/ – Gati pesë shekuj larg, Botticelli vazhdon të na habisë. Këtë herë në kryeveprën e tij “La Madonna della melagrana”, sot në muzeun “Uffizi di Firenze”, artisti ka paraqitur anatominë e zemrës brenda frytit që mban në dorë Jezuit fëmijë, pikërisht në pjesën e majtë të gjoksit.

Ku zbulim është arritur nga një studim i botuar në revistën shkencore “Interactive CardioVascular and Thoracic Surgery” nga grupi i kirurgut dhe ekspertit të mjekësisë në art, Davide Lazzeri.

“Pozicionimi i farave në frytin e qëruar pikturon dy arteriet në zemër, dy barkushet dhe trungun kryesor të mushkërive”, shpjegon Lazzeri.

“Madje edhe kurora e shegës është e ndarë në dy pjesë që imitojnë venën zgavrore të sipërme dhe harkun e aortës me tre degët e saj”, thekson ai.

Sipas studiuesve, është e mundur që ky frymëzim të ketë lindur nga pikturat anatomike të mikut të tij Leonardo Da Vinçi.

Studime të mëparshme kishin nxjerrë që Botticelli kishte fshehur detajet anatomike të mushkërive në dy veprat e tij më të famshme, “Pranvera” dhe “Lindja e Venusit”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close