Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Presidenti amerikan ,Trump:Do ta shkatërrojmë ekonomikisht Turqinë nëse sulmon kurdët në Siri

Presidenti Trump kohë më parë kishte paralajmëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria,dhe menjëherë më pastaj ishte shtruar pyetja ,çfarë do të ndodhë me Kurdët aleat të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terroristëve islamik të cilët do të ngeleshin të vetmuar në përballje me ndonjë sulm eventual të ushtrisë turke.

Kësaj pikëpyetje siç duket i ka dhënë përgjigje vet Trump i cili ka kërcënuar se do ta shkaterroje Turqinë nëse i sulmon Kurdët gjatë tërhqjes amerikane nga Siria.Ai këtë e ka shkruar në Twitter.

“Tërheqja e gjatë nga Siria po fillon ndërsa po sulmojmë pjesën e vogël të mbetur të kalifatit të shtetit islamik nga disa drejtime. Ne përsëri do t’i sulmojmë ata nga databaza ekzistuese aty pranë, nëse ato riformohen. Ne do ta shkatërrojmë ekonomikisht Turqinë nëse sulmon kurdët. Krijone një bazë sigurie prej 20 miljesh, “shkroi Tramp.

Presidenti amerikan tha se luftërat e pafundme duhet të ndalen.

“Gjithashtu, unë nuk dua që kurdët të provokojnë Turqinë. Rusia, Irani dhe Siria do të kenë përfitimin më të madh nga politika afatgjatë e SHBA për shkatërrimin e Sh.I. në Siri, armiq natyralë. Ne gjithashtu përfitojmë, por tani është koha për të sjellë trupat tona në shtëpi. Stop luftërat e pafundme! “Tha Trump.

Në Siri ka rreth 2000 trupa amerikane ,për të cilat thuhet se tërheqja e tyre ka filluar që të ejten.

Loading...
Advertisements
You might also like

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close