Advertisements

Presidenti Meta refuzon emërimin e Gent Cakajt ,ministër i Jashtëm

/ATSH/ -Presidenti Ilir Meta ka refuzuar propozimin për emërim të Gent Cakaj në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama për refuzimin, Meta thekson se, “Profili i z. Gent Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”.

“Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme”, thuhet në arsyetimin e Metës.

Presidenti Meta citon fraza të qëndrimeve të Cakajt lidhur me debatin e kufijve të Kosovës.
“… Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evolluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”, përfundon citimi i Cakaj-t nga Presidenca.
Presidenti Meta i konsideron këto deklarata të rrezikshme dhe me pasojë të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Europian.

“Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend nëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon”, thekson Meta.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close