Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

PRESIONI RUS PËRMES VIZITËS SË PUTINIT NË SERBI

Nga Anton Berisha

Pothuajse një dekadë më parë, në një konferencë të natyrës europiane, ish kryediplomati malazez, z.Roqan, në pyetjen time të reagimit të Rusise, më thoshte: jo nuk kemi pengesa në nisiativat europiane; problemi dhe pengesa thelbësore qëndron në nisiativat që kanë të bëjnë me NATO-n.

Mu kujtua kjo bisedë përderisa sot, presidenti rus Putin, është duke vizituar Serbinë, në një periudhë delikate për rajonin, kur Kroacia, Shqipëria e Mali i Zi, tashmë janë anëtare të NATO-s, Maqedonia është në rrugën e mirë të saj të anëtarësimit, ndërsa situata në Bosnë e Hercegovinë e Kosovë vazhdon të jetë fragjile.
Se çfarë në fakt kërkon presidenti rus Putin nga kjo vizitë, e din ai vet më së miri, por një lexim i kujdesshëm na qon kah veprimi i kundërshtimit të prezencës dhe shtimit të ndikimit të NATO-s në rajon.

Pretendimi, se presidenti serb Vucic, është politikan proeuropian, mund të jetë vetëm iluzion i disa zyrtarëve në Bruksel e aty këtu edhe nga politikanët shqiptar, por në realitet është e kundërta.
Serbia në EU, është interes i Rusisë për të pasur zërin e saj aty dhe për të shtuar ndikimin në rritje që ka brenda BE-së, sidomos tash me shpresën e largimit të Britanisë.

Ajo çfarë duket se Putin dëshiron, është mbajtja pezull e rajonit ose forcimi i Serbisë. Këtë mirë e dëshmon, shembulli i papresedencë, sipas informacioneve të deritashme, i ftesës në takim në Serbi, I liderëve të opozitës së një shteti fqinjë, Malit të Zi, Mandic dhe Knezevic, që zhvillojnë haptazi politikë proserbe dhe proruse; si dhe kryetari i Republikës Serbe të BH, Dodik. Të parët janë ftuar me qëllim të vazhdimit të presionit ndaj Malit të Zi, si pjesë e skenarit të destabilizimit të shtetit si dhe presion ndaj Maqedonisë, Kosovës; ndërsa Dodik është aty për të treguar variantin e dytë rus, se në rast të mosarritjes së pengesës anëtarësuese, të forcoj Serbinë, përmes bashkimit të Republika Srpska dhe pjesës veriore të Kosovës në Serbi.

Pra, përderisa Serbia është në ofansivë mediatike për të sulmuar shqiptaret për krijimin e Shqipërisë së Madhe, ajo praktikisht është duke punuar në skenarin e saj të krijimit të Serbisë së Madhe, si një aleate e fuqizuar e Rusisë.

Kosova duhet të jetë e kujdesshme dhe vigjilente, mbase edhe shqiptaret në përgjithësi për të mos ra në kurthin e këtij skenari. Është pozitive që shqiptarët në Maqedoni, u bënë pjesë e procesit politik dhe kushtetues që i mundëson anëtarësimin në NATO.

Kosova, mbetet me gjasë, më shumë nën presionin e skenarit e dytë, që ka të bëjë me tendencën aneksuese të veriut të saj. Prandaj, për mua, është pak e besueshme se Rusia, është në favor të ndonjë marrëveshje Serbi-Kosovë, e që nuk do të jetë në përputhje me qëllimet strategjike politike dhe të sigurisë së Rusisë.
Në fakt, marrë parasysh politikën e NATO-s, që nga themelimi i saj, kjo është e pamundur përveç se nuk do të kemi një politikë të re, e që nuk e parasheh më NATON si organizatë në formatin e saj historik e aktual.

Në këtë situatë, marrëveshja me Serbinë, duhet të jetë synim i yni, por jo i ngutshëm dhe jo jashtë kontekstit të interesit tonë të anëtarësimit euro-atlantik.

Cdo afatizim kohor si domosdoshmëri, sjell dyshimin e futjes së vendit tonë, në skenaret ruse, të destabilizimit të Kosovës përbrenda ose të cenimit të integritetit të saj territorial. Në të dy varianet, është evident qëllimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close