Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Pse Serbët u bënë vasal të parë, të Perandorisë Osmane!

Në Betejën e Maricës, ku u ndeshën më 26 shtator 1371, sllavët e Gadishullit Ilirik( Serbët dhe Bullgaët etj) me Perandorinë Osmane, pas mposhtjes dy princët serb, pranuan nënshtrimin. Ata u bënë vasal të Perandorisë Osmane, duke i dhënë kontribut edhe në ushtar për zgjerimin e kësaj perandorie. Ky rast shënon rastin e parë që Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Europës( nënkupto katolicizmit). Këtë rrugë do ta ndjeknin të gjithë ortodoksët e Gadishullit Ilirik.

Në Betejën e Kosovës, më 1389, po ashtu ishte princi tjetër serb, që tradhtoi Aleancën e të Krishterëve( katolik dhe ortodoks të Ballkanit), dhe si rrjedhojë e së cilës Perandoria Osmane arriti të fitonte këtë betejë! Kjo betejë tregon shumë informata të rëndësishme, sidomos sa i përket raporteve dhe preferencave të ortodoksëve sllav, karshi katolicizmit( Shqipëtarëve, si të vetmit katolik, përfaqësues të civilizimit europian) dhe raporteve me islamin. Ishin të parët ortodoksët që krijuan afërsi me botën islame( nënkupto Perandorinë Osmane), prej nga deri më sot, i dëgjojmë sllavët që thonë:” më i afërt është muslimani sesa llatini( katoliku)” dhe anasjelltas i dëgjojmë islamikët( madje edhe islamikët shqipfolës), që thonë:” më i afërt është shkau ortodoks sesa Shqipëtari katolik!”
Pas Serbëve këtë rrugë do ta ndjeknin të gjithë ortodoksët e Gadishullit Ilirik-Ballkanik!
Më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri në Konstantinopojë, ku Katedralën e

Konstantinopojës e ktheu në Xhaminë e Shën Sofisë, duke deklaru si kryeqytet të Perandorisë Osmane dhe duke konsideru veten si trashëgimtar ligjor të Perandorisë Romake. Sulltani falë inxhinierit Orban, i cili ndërtoi 3 topa gjigandë, të panjohur deri në atë kohë, ishte arma kryesore që mposhti muret e Konstantinopojës. Me rastin e çarjes së mureve dhe mbi gjitha efektit psikologjik që shkaktonin këto armë të panjohura deri atëherë- topat gjidand( për nga kalibri dhe forca shtatërruese), u arrit mposhtja e Perandorit Konstantin XI Paleologu me 8.000 kështjellarët që e mbronin! Forca osmane ishte mes 75.000-100.000 rrethues. Mbrojtësit e Konstantinopojës, nuk pranuan vasalitet, mbrojtje dhe aleancë nga Europa, ngaqë ishte tepër e theksuar edhe armiqësia sidomos kundër Vatikanit.

Më 1 qershor 1453, vetëm 3 ditë pas rënijës së Konstantinopojës, Sulltan Mehmet Pushtuesi, ia bleu rrobet fetare Genadiusit dhe u zhvillu procesioni i Patriarkut të Konstantinopojës. Pajtoi Islamin me Krishterimin Ortodoks, duke e thellu edhe më shumë ndarjen mes Krishterimit katolik me atë Ortodoks( e cila ndarje që nga 1054 në vazhdimësi u thellu)!

Çështja filloi më herët, me ndarjen e Kishës, më 1054, në Kishën Katolike dhe Ortodokse, kjo ndarje u thellu edhe më shumë në Gadishullin Ilirik. Sllavët shumica mbetën në Kishën Ortodokse, rroli i kishës së tyre ishte tejet i fuqishëm. Madje Car Dushani edhe në Kodin e tij, e kishte përligj gjenocidin kundër katolikëve( që ishin vetëm Shqipëtarët). Kodi i tillë, ishte akti i parë gjenocidal i përpiluar nga Kisha Ortodokse Serbe, në zhdukjen e Shqipëtarëve katolik, pastaj çdo memorandum, elaborat, projekt dhe ligj shovenist serb, do përshkohej nga kjo frymë! Kisha Ortodokse serbe, ishte helmuar nga shovenizmi i saj anti-Europian, sa që Shqipëtarët katolik, në Gadishullin Ilirik i shihte si rrezikun më serioz, shkaku që Principatat a vendet Europiano-perëndimore do mund të përdornin Atdheun tonë, si trampolinë për Kryqëzatat anit-islamike( nënkupto edhe anti-ortodokse)! Kjo besohet dhe bazohet sipas gjitha burimeve historike, që ishte aryseja përse serbët ishin të parët që pranuan vasalitetin ndaj Perandorisë Osmane, e nuk pranuan vasalitet dhe as aleanca me vendet Europiane( katolike)!

Të njejtën rrugë do e ndjeknin edhe të gjithë të krishterët tjerë ortodoks, siç ndodhi edhe me grekët, bullgarët etj. Andaj shkaku i kësaj, edhe do shquheshin në gjenocidin kundër “katolikëve”, pra kundër Shqipëtarëve, dhe për më shumë shihet interesi i Kishës ortodokse serbe, në islamizimin a tjetërsimin fetar nga katolicizmi i Shqipëtarëve. Andaj kisha ortodokse serbe ka frikë në shpirt që t’i shohë Shqipëtarët si katolik!
Madje edhe Osmanët e nuhatën këtë, sa që sulltanët ishin të njohur për aplikimin e parimit “përçaj e sundo!” Duke e pa që Kisha Ortodokse( popullata ortodokse dhe klerikët e Kishës Ortodokse ishin tejet të armiqësuar me katolikët më shumë preferonin Islamin sesa Vatikanin). Andaj të gjithë këta pranuan më parë t’i dorëzohen Sulltanit Osman, e jo të pranonte Vatikanin.

Kjo e shtyri Sulltan Mehmetin që ta lejonte Kishën Ortodokse të kishte autonomi për të përfitu besnikërinë e tyre. Pastaj duke e parë që pjesa më e madhe e Gadishullit Ilirik, tashmë shtrihej nën autoritetin e Patrikanës së Stambollit( pra ishin të ritit ortodoks) dhe vetëm Shqipëtarët bënin përjashtm. Sulltan Mehmet Pushtuesi e vendosi Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe Genadiusi II apo Georgios Kourtesios Scholarios, ishte Partiarku më anti-Perëndimorë, kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve( veçmas grekëve) dhe islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark i përbetuar dhe mirënjohës për Autonominë e Kishës Ortodokse nën Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi besimtarët katolik nën këtë Perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodoks!

Bashk-sundimi Osmano-islamik dhe orodoks( sllavo-grek), për mbi 550 vite në Gadishullin Ilirik, konsistoi që gjenocidi të orientohej vetëm kundër Shqipëtarëve. Në ndarjen e Perandorisë Osmane, sipas Mileteve, të krishterët ortodokës u quajtën “rum”, në këtë periudhë u ushtru terror i vazhdueshëm kundër katolikëve që të konvertoheshin në ortodoks! Derisa pjesa më e madhe e Gadishullit Ilirik ishte e pushtuar nga Osmanët, të vetmit të Krishter Katolik, ishin Shqipëtarët! Pra si Sulltanati ashtu edhe Patrikana e Stambollit( ortodoksët sllavo-grek), i shihnin Shqipëtarët si të vetmin rrezik potencial, sidomos përmes zbarkimit nga Deti Adriatik në portet Shqipëtare, të flotave Europiane, në nisjen e Kryqëzatave anti-islamike dhe anti-ortodokse. Këta i bashkoi “armiku i përbashkët” që i quanin Shqipëtarët katolik( edhe pse disa burime thonë që edhe në këtë kohë një pjesë e Shqipëtarëve ishin ortodoks, të ortodoksizuar me dhunë nga Car Dushani dhe Patrikana e Stambollit)!

Rreth 8 kryqëzata Europiane, ndodhën në vitet 1096-1270, ku Deti Adriatik, bregdeti Shqipëtar( nga veriu deri në Peloponez), në shumicën e këtyre kryqëzatave përdorej si port zbarkimi dhe pikë nisje të operacioneve ushtarake! Madje edhe planifikimi i kryqëzatave të mëvonshme, deri edhe Kryqëzata e planifikuar që të udhëhiqej nga Atleti i Krishtit-Engjulli Mbrojtës i Europës dhe veçmas i Shqipëtarëve( Gjergj Kastrioti), pikëfillimi kishin Atdheun Shqipëtar. Këto bënë që frika e Patrikanës së Stambollit( ortodoksëve sllavo-grek) dhe e njejta frikë edhe e islamikëve Osman, të ishte reale.

Më:18.01.2019
ske jashSkender Jashari 

i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close