Advertisements

Putin para vizitës në Beograd:”Serbia partneri ynë strategjik në Ballkan,për shumë vite e kemi ndihmuar në forcimin e aftësive mbrojtëse “

Një ditë para se të vizitojë Serbinë ,presidenti rus Vladimir Putin ka thënë “në Ballkan kemi hsumë miq,por se serbia është partner yni strategjik”

“Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e fortë të udhëheqjes serbe në rrugën e ruajtjes së neutralitetit të vendit. Në të njëjtën kohë, për shumë vite kemi ndihmuar në forcimin e aftësive mbrojtëse të Serbisë: ne furnizojmë me armë dhe pajisje ushtarake, ne ofrojmë ndihmë në riparimin dhe modernizimin e tyre. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin ushtarak-teknik (me Serbinë) “,tha Putini.

Kur flasim për situatën në Ballkan, tha Putin, një faktor serioz destabilizues këtu është politika e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të caktuara perëndimore, që kanë për qëllim forcimin e dominimit të tyre në rajon.

“Në vitin 1999, forcat e NATO-s bombarduan Jugosllavinë pa një sanksion të OKB-së për dy muaj e gjysmë dhe pastaj e ndanë me forcë krahinën autonome të Kosovës. Dhe në vitin 2008, Uashingtoni dhe aleatët e saj mbështetën deklaratën e paligjshme të pavarësisë së Kosovës, “kujton Putini.

Ai ka shtuar se sipas tij “rusia ,përndryshe nga perëndimi nuk e vë Serbinë para zgjidhjes artificiale ,nëse është me Rusinë apo me bashkimin europian”

Të shtojmë se vizita e nesërme e Putinit në Serbi ka ngjallur shumë ambiciet shpresat e nacionalistëve serb se ata do të jenë edhe më tutje të mbështetur në planet e tyre hegjemoniste,sidomos në raport me Kosovësn.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close