Advertisements

QYQJA

Tregime poetike

Në fëmijëri shpesh rrija pranë murit të mbuluar me gjethet e rrushit dhe shikoja oborrin tek lahej nga shiu i vrullshëm. Dhe, kur perëndonte dielli, nata zhvishej lakuriq duke u mbytur në kukamën e qyqes. Është një kukamë e kobshme, thoshte lokja derisa mbyllte portën në fund të oborrit. 

Edhe sot, sa herë që e dëgjoj kukamën e qyqes, diçka brenda meje fillon të qajë. Diçka gulçon. E njëjta më përsëritet edhe në këtë udhëtim shpirtëror. Ndjej se po më mundon një shpresë e kotë, e cila herë ndizet e herë fiket. Por, e di se kjo rrugë një ditë sërish do t’më çojë te ai mur, që dikur ishte i mbuluar me gjethet e rrushit. E di se loken nuk do ta takoj aty. Do t’më mbysin kujtimet që do të shfaqen si fantazma, të cilat do të vallëzojnë nën korin e kobshëm të qyqeve. Skaj rrënojave të shtëpisë së vjetër ndoshta do t’i shoh hijet e më të dashurve që do të zhduken pa zhurmë. Do të jem fillikat vetëm, i rrethuar me ca ndjenja që do të përkapen në fytin tim. Do t’më shtrëngojnë aq shumë sa që një klithmë e përçartë do ta çajë ajrin dhe do të bërtas: dua të jetoj, dua të jetoj me kujtimet e hershme, që jetën ma bëjnë nostalgjike. ?

Asnjëherë nuk e kuptova se përse lokja thoshte se kukama e qyqes është kobshme. Mos dhashë Zoti e të këndojnë mbi kulmin e shtëpisë sonë, shprehej ajo sa herë që unë e pyesja për qyqet. Edhe sot, kur dëgjoj kukamën e qyqes, diçka brenda meje fillon të qajë. Diçka gulçon…Ndërkaq, mua më duket se është frika e lokes, e cila gjithnjë hidhte shikimin mbi kulmin e shtëpisë sonë…/Shkelzen Halimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close