Advertisements

Rama:Në Qytet Studenti bibliotekat u kthyen në loto e klube

Loading...

ATSH/ Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit të kampusit universitar të Tiranës në Qytet Studenti vuri në dukje se në këtë territor kanë ndodhur për 20 e ca vite shumë pak transformime, dhe pjesa më e madhe e tyre për keq.

“Gjëja më domethënëse është marrja e mencës nga vëllai i një presidenti republike, ose më saktë nga presidenti për vëllain dhe kthimi i mencës në loto”, vuri në dukje Rama.

Ai theksoi se në vite, bibliotekat dhe sallat e leximit u kthyen në loto apo klube striptizmi dhe u zaptuan godinat për qëllime personale.

“U ndërtua pa leje dhe me leje dhe kjo që po them vlen për të kuptuar diçka. Këta nuk janë thjesht zaptues që mund t’i marrësh e t’i largosh, dhe kjo është arsyeja e vonesës së projektit, pasi këta janë pronarë. Kanë regjistruar prona në Qytet Studenti dhe me legjislacionin tonë, si në gjithë vendet e botës, nuk ka rëndësi si është regjistruar prona, ajo nuk zhbëhet përveçse me lekë në dorë, që do të thotë duke i shpronësuar këta të ashtuquajtur pronarë pasi e përdhunuan Qytet Studentin me loto e me klube”, theksoi kryeministri

Rama vuri në dukje se në Qytet Studenti është hapur një nga plagët më të rënda të këtyre 20 e ca viteve, me zaptime pronash të grabitura në hipotekë e legalizime që nuk duheshin bërë.

“Ky është territor i Universitetit dhe duhet të shërbejë për qëllime universitare dhe ne duhet t’i shpronësojmë këta njerëz. Padrejtësi është, por e vetmja rrugë për të hapur perspektivën e projektit të kampusit universitar”, tha kryeministri Rama.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close