Advertisements

Reagim i Kryetarit të OVL UÇPMB – së Preshevë, Nazmi Hajredini :Pse heshtet për Lapidarin e Dëshmorëvetë UÇPMB-së?

 

 

Më 20, Janar të vitit 2013, para gjasht viteve me urdhër të autoriteteve të Beogradit forcat e xhanadrmërisë serbe larguan dhunshëm Lapidarin e Dëshmorëvetë UCPMB – së të vendosur në Sheshin e Dëshmorëve të Kombit para ndërtesës së Kuvendit Komunal të qytetit të Preshevës. Qeveria e Beogradit për mes këtij akti spektakolar, dëshmoi se me shqipatarët e këtyre trojeve kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave kombëtare komunikim të vetëm ka gjuhën e forcës. Kjo dëshmon se deklarimet e vazhdueshme të autoriteteve të Beogradit se çështjet e pazgjidhura me shqiptarët etnik të këtyre trojeve do të duhej të zgjidheshin me mjete paqësore.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCPMB – së, permes këtij reagimi ngrit zërin e saj për të denoncuar heshtjen e pakuptimt të gjithë akterëve të inovolvuar rreth çështjes së Lapidarit: iniciuesit e këtij akti madhorë kombëtarë, subjekteve politike të involvuara në këtë zhvillim, garancitë e faktorit ndërkombëtarë për ta zgjidhur këtë cështje të ndieshme, autoriteteve politike në Prishtinë dhe Tiranë që nguruan të japin kontributin e tyre për moslargimin e lapidarit nga Sheshi I Dëshmorëve.
Largimi I Lapidarit të dëshmorëve dhunshëm nuk ishte akt turpërues vetëm për shqiptarët lokal por për të gjithë kombin sepse dëshmorët janë pjesë integrale e tërë kombit. Ishte e kuptueshme se reagimi ndaj kësaj çështje kapi dimensione kombëtarë.

Duke u nisur nga ajo që u pëmrend më lartë, ne si organizatë sot pas gjasht viteve po pyesim pse ikanë futur “veshët në lesh” ata që premtuan se me çdo mjet do ta mbrojnë lapidarin. Turpin në nivel kombëtarë të atyre që manipuluan me vlera që synon të përcjell ky Lapidarë, do ta përmendin gjenerata përderisa të shkruhet historia e këtij populli. Nëse te kta njerëz ka vdekur ideali i dëshmorëve të skalitur në atë gurë të lapidarit, populli shqiptarë i këtyre trojeve kurr nuk do t’i harroj idealet e tyre. Gjithashtu asnjëherë nuk do t’ia fal papërgjegjësinë morale dhe kombëtare të atyre që vendosën të shkelin mbi idealet dhe gjakun e dëshmorëve, emrat e të cilëve do t’i rikujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë edhe pa Lapidarin e Dëshmorëve.

Organizata e Veteranëvetë UCPMB – së e shikon të pakuptimtë edhe indiferencën dhe ndjesin e pakt që kanë treguar ish – ushtarët e luftëssë UCPMB – së lidhur me kontributin e tyre për të bërë presion ndaj opinionit publik përtë mbrojtur Lapidarin e Dëshmorëve të Luftëssë UCPMB – së. Ne kërkojmë që këta ish – ushtarë mos të rreshtohen pran klaneve dhe grupeve të politikës korruptive të liderëve tanë e lidhur më bizneset e dyshuara dhe të flliqura, të cilat dit e për diet po e mbysin konkurrencën e lirë dhe po e varfërojnë qytetarin shqiptarë, i cili nuk sheh zgjidhje tjetër përveç shpërnguljes dhe lëshimit të vatrave shekullore. Disa nga këta politikan janë zhytur deri në fyt në botën e krimit politik, ekonomik, tani po synojnë që në rrugëtimin e tyre t’i njollosin të gjithë njerëzit me ndikim për të amnistuar veprimet e veta të dëmshme si në aspektin moral po ashtu edhe atë kombëtarë.

Organizata e Veteranëve të Luftëssë UCPMB – së i bënë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, subjekteve politike, faktorit ndërkombëtarë, autoriteteve politike në Prishtinë dhe Tiranë që të përmirësojmë këtë padrejtësi dhe turpë kombëtarë, duke e rykthyer Lapidarin në vendin ku ka qenë. Kjo sadopak do të na çlironte nga fajësia kolektive të gjithë neve qe ende kemi ndergjegje morale dhe kombëtare, ndërsa shpirtërave të shitur të atyre që manipiluan me idealin e dëshmorëve t’ia përkujtojmë se moskontributi i tyre për ta mbrojtur këtë lapidarë është turpi që nuk do të varroset me vdekjen e tyre, por do të jetoj përgjithmonë sa do që do të jetoj ky popull.

20. 01. 2019

Kryetarii OVL UCPMB – së Preshevë
Nazmi Hajredini

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close