Advertisements

Rikualifikimi urban i qendrës historike të Vlorës drejt përfundimit

/ATSH/ – Projekti për restaurimin e Qendrës Historike e Vlorës e cila ndërthur diversitetin dhe bashkëjetesën e kulturave, feve dhe është pjesë e së përditshmes dhe e historisë është drejt përfundimit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti së bashku me drejtues e inxhinierë të DRKK Vlorë inspektoi punimet në Qendrën Historike, Vlorë, ku është drejt përfundimit projekti
“Restaurim dhe rikualifikim urban i ansamblit ndёrtimor “Qendra Historike Vlore”.

Pas më shumë se një viti pune ky projekt i rëndësishëm ka rivitalizuar ‘zemrën’ e Vlorës përmes restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe zonave të trashëgimisë kulturore.

Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, The_AADF sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

Është tashmë i njohur programi i Qeverisë shqiptare që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close