Advertisements

Roboti i parë minimalist me intuitive

Loading...

ATSH-ANSA/ – Asnjë pamje njerëzore, asnjë zë, asnjë tingull. Vetëm një sferë e thjeshtë, e bardhë, e madhe sa një top volejbolli mbi të cilin rrëshqet në sipërfaqe të saj një sferë më e vogël për të përshëndetur njerëzit kur ajo ndjen praninë e tyre.

Është roboti i parë minimalist i projektuar për të bashkëvepruar me njeriun në mënyrë më të thjeshtë dhe më intuitive që është e mundur.

Me një dizajn që të kujton BB-8 Star Wars, roboti është zhvilluar nga kërkuesit shkencorë në qendrën ”Herzliya” në Izrael, në sajë të bashkëpunimit me Universitetin ”Cornell” në SHBA dhe, përveç se ka një të ardhme si një makinë përshëndetëse për të zbutur vetminë e atyre që jetojnë vetëm, ai synon të hapë rrugën për një gjeneratë të re të robotëve abstraktë, të aftë për të ngjallur emocione dhe reagime në njerëz.

Me ndihmën e 30 vullnetarëve, të cilët janë vetofruar për eksperimentimin me robot, u zbulua se lëvizja përpara e sferës së vogël është interpretuar nga njerëzit si një përshëndetje pozitive, ndërkohë që largimi i saj në drejtim të kundërt shkakton siklet, sikur roboti t’i kishte kthyer fytyrën bashkëbiseduesit.

Ky rezultat, tregon se një lëvizje e thjeshtë është e mjaftueshme për të ndezur ndjenjat pozitive ose negative duke hapur mundësinë e hartimit të robotëve për ndërveprimin njerëzor.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close